Categories: kosovë

OVL UÇK kërkon ndalimin ligjor të rihapjes së rasteve të përfunduara

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të përfshijë një amendament që ndalon rihapjen e çështjeve të bazuara në të njëjtat fakte dhe rrethana thelbësore të shqyrtuara e të gjykuara përfundimisht.

Të lidhura

None found

Kërkesa i është adresuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, drejtuesve të grupeve parlamentare dhe deputetëve, të cilëve OVL UÇK-ja u ka bërë thirrje që këtë përcaktim ta përfshijnë qartë në projektligj.

Sipas organizatës, ndalimi duhet të vlejë për rastet që janë trajtuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), UNMIK-u, EULEX-i ose nga cilado gjykatë tjetër kompetente.

OVL UÇK-ja e lidh kërkesën me garantimin e sigurisë juridike dhe zbatimin e parimit ne bis in idem, i cili nënkupton se një person nuk duhet t’i nënshtrohet përsëri procedurave penale për të njëjtat fakte dhe rrethana, nëse për to tashmë është marrë një vendim përfundimtar nga një organ gjyqësor kompetent.

Organizata e ka cilësuar këtë çështje si veçanërisht të rëndësishme, duke theksuar se ish-udhëheqësit e UÇK-së janë shpallur fajtorë në shkallën e parë për raste që, sipas saj, ishin trajtuar më herët në procese të ndryshme gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.

Po ashtu, OVL UÇK-ja kërkon që ndryshimi i cilësimit juridik ose i formulimit të një akuze të mos mundësojë rikthimin e të njëjtave fakte dhe rrethana në një proces të ri.

“Ndryshimi i cilësimit juridik apo i formulimit të një akuze nuk duhet të shërbejë si bazë për riciklimin e fakteve dhe rrethanave thelbësore që janë shqyrtuar tashmë dhe për të cilat është dhënë një vendim përfundimtar”, thuhet në kërkesën e organizatës.

Veteranët e UÇK-së i kanë bërë thirrje Kuvendit dhe deputetëve që këtë çështje ta rregullojnë përmes një dispozite të posaçme në projektligj, me synim mbrojtjen e sigurisë juridike, barazisë para ligjit dhe të drejtës për proces të drejtë.

Sipas OVL UÇK-së, një garanci e tillë nuk do të ishte e rëndësishme vetëm për ish-udhëheqësit e UÇK-së, por do të ndihmonte edhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe të besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Organizata i ka kërkuar Kuvendit që amendamenti të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë dhe të përfshihet në ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

të fundit

Floods hit Catalonia, leaving two dead and one person missing (VIDEO)

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë përfshirë…

2 minutes ago

Another oil tanker hit in the Strait of Hormuz amid US-Iran tensions

Një anije cisternë është goditur nga një raketë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar dëme në dhomën e…

2 minutes ago

2027 local elections/ Democrats call for the return of runoff voting and fully open lists

Partia Demokratike propozon që kryetarët e bashkive të zgjidhen përmes një sistemi me dy raunde, duke rikthyer balotazhin. Sipas këtij…

2 minutes ago

Two young Albanians from Mokra lose their lives in tragic accident in Greece

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, pas aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nea…

3 minutes ago

Scandal at Raiffeisen / Hundreds of citizens’ money disappears from their accounts, mass theft suspected

Një numër gjithmonë e në rritje qytetarësh, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen po denoncojnë publikisht në rrjetet sociale…

3 minutes ago

Parliament to convene Monday in extraordinary session, request submitted by Nagavci

Gazeta “Bota Sot” ka siguruar kërkesën e dorëzuar nga Arbërie Nagavci, në emër të deputetëve nënshkrues, për mbajtjen e një seance të... [...] Read More... The…

7 minutes ago