Ish-presidentja Vjosa Osmani ka përcjellë urimin e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.
None found
Për këtë përvjetor, ajo ka rikthyer një pjesë nga fjalimi që kishte mbajtur vitin e kaluar në nder të kësaj feste.
“Amerika nuk na shpëtoi jetën nëpërmjet frazave boshe, ligjëratave historike apo debateve të kota, por me veprim e vendosmëri”, tha Osmani.
“Kur disa hezitonin e fshiheshin prapa fjalimeve, Amerika veproi. Kur disa fshiheshin prapa interpretimeve të ligjeve, Amerika veproi. Kur disa thirreshin në miqësi historike me Serbinë, Amerika veproi”.
Osmani u shpreh se liria e Kosovës mban gjurmë amerikane në çdo hap, nga jetët e shpëtuara deri te ngritja e institucioneve.
“Kur disa i frikësoheshin kostos politike, Amerika veproi mbi parime, mbi vlera njerëzore dhe u shndërrua, për të satën herë me radhë, në kompasin moral të të gjithë njerëzimit”.
“Për të qenë pranë nesh, Amerika veproi me avionë, me helikopterë, me bomba ndaj armiqve tanë, e me djemtë e vajzat amerikane që rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që të shpëtohej jeta jonë. Amerika veproi me fonde, me resurse humane, me ekspertizë, me gjithçka, që ne sot të jemi ky shtet që jemi: i lirë, i pavarur, sovran, demokratik”.
“Liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të Deklaratës së Pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur”.
Sipas Osmanit, 17 Shkurti i Kosovës dhe 4 Korriku i ShBA-së bartin të njëjtin kuptim, pasi të dyja përfaqësojnë lirinë e ndërtuar mbi sakrificë dhe aleanca.
“Prandaj, kur Amerika kërkon veprim nga Kosova, ne duhet të përgjigjemi njësoj siç na u përgjigj ajo kur na duhej më së shumti: me veprim, me vendosmëri, me përkrahje, me miqësi. Sepse miku i mirë dihet në ditë të vështira”.
“Si 17 Shkurti, ashtu edhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: lirinë”.
“Një liri e ndërtuar mbi sakrificë e aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës: përgjithmonë!”
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…
Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë të krimit, duke transportuar trupin…
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët…
Dashi Sot do të ndjeni një dëshirë të madhe për të pasur çdo gjë nën kontroll, veçanërisht në jetën tuaj…