kosovë

Osmani: Ne i qëndrojmë përkrah Ukrainës, liria do të triumfojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova i qëndron përkrah Ukrainës në dyvjetorin e pushtimit të saj nga Rusia, duke nënvizuar se “ne e dimë se si është ta paguash çmimin më të lartë për liri”.

“Ne e dimë çfarë është dhimbja për humbjen e fëmijëve të pafajshëm; për dhunën seksuale në luftë; për varret masive me eshtrat e më të dashurve tanë. Por, liria triumfoi dhe do të triumfojë përsëri. Rroftë Ukraina”, shkroi Osmani në rrjetin social X.

Të lidhura

None found

Sot janë bërë dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Si pasojë e kësaj lufte kanë vdekur mijëra njerëz, janë zhvendosur miliona të tjerë dhe dëmet materiale sa shkojnë e rriten.

Kosova i ka strehuar dhjetëra gazetarë ukrainas prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Kosova po ashtu është pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për shkak të luftës së saj agresore në Ukrainë.

Në gusht 2023, Osmani kishte thënë se pret që Ukraina ta marrë një vendim “të guximshëm” për themelimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën, gjatë një fjalimi në rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës në Prishtinë.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli në shkurt 2008, gati një dekadë pasi vendi u çlirua nga okupimi serb.

“Presim që Ukraina do ta kthejë mbështetjen kah Kosova si shtet i pavarur dhe sovran dhe një aleate e natyrshme në këtë rajon. Lufta i ka përafruar popujt tanë dhe tashmë është koha për vendime të guximshme për themelimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, kishte thënë Osmani.

Asokohe, ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, kishte thënë se në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se një numër i caktuar i deputetëve në Parlamentin e Ukrainës po e përkrahin qëndrimin për njohjen e mundshme të Kosovës.

Megjithatë, Tolkach theksoi se qëndrimi i Ukrainës për njohjen e Kosovës mbetet i pandryshueshëm, për shkak se çështja e “krijimit dhe zbatimit të politikës së jashtme në përputhje me legjislacionin ukrainas i takon presidentit të Ukrainës”.

Toklach tha se lidershipi i Kosovës “ka marrë qëndrim të qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, posaçërisht duke e sanksionuar agresorin”.

Ai e pranoi se nuk është befasi se zërat po rriten gjithnjë e më shumë në shoqërinë ukrainase në përkrahje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

të fundit

Në Shkup, policia mori në pyetje dy të mitura për dhunën ndaj një 12-vjeçareje në prani të prindërve

Dy të mitura, në prani të prindërve të tyre, janë marrë në pyetje në stacion policor lidhur me rastin e…

3 minutes ago

Ish-kampioni i Superiores me Edi Martinin, Aldrit Oshafi mbyll aventurën te Flamurtari dhe kalon në Poloni

Teuta, sezoni 2020-2021Sulmuesi beratas Aldrit Oshafi, i ka dhënë fund bashkëpunimit me ekipin e Flamurtarit [...]Read More...

5 minutes ago

Osmani: 2 Korriku shënoi fillimin e rrugës për Kosovën si shtet i lirë dhe i pavarur

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 36-vjetorin e miratimit të Deklarates Kushtetuese të 2 korrikut, ka thënë se kjo datë…

5 minutes ago

EMRI/ Masakra e Velipojës më 2021, i akuzuari thyen masën e sigurisë dhe arratiset! Tre vite në arrest shtëpie, ishte në ruajtje policore

Hasan Ferracaku, një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë 5 vite më parë, ku mbetën…

11 minutes ago

Redi Muçi dhe Ardit Bido përplasen sërish në Kuvend për Zvërnecin dhe Çamërinë: “Fry fyellit se je në vrimën e gabuar”

Seanca plenare u tensionua sërish nga një debat i ashpër mes deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido, dhe deputetit të…

13 minutes ago

IPK celebrates its 20th anniversary, Hoda: The rule of law remains our goal, no one is above it

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda ka folur me rastin e 20-vjetorit të themelimit të institucionit, duke…

15 minutes ago