Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj përpjekjeve të Serbisë për ta madhëruar Ratko Mlladiqin, të dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
None found
Sipas Osmanit, indinjata e botës ndaj qëndrimit të shtetit serb për Mlladiqin është plotësisht e arsyeshme, ndërsa ajo ka theksuar se Evropa ishte paralajmëruar për një sjellje të tillë.
Ajo ka drejtuar kritika edhe ndaj Bashkimit Evropian, duke deklaruar se Brukseli vazhdon ta shpërblejë Serbinë me miliarda euro.
Osmani ka shkruar se nuk mund të financohet një regjim që lartëson armiqtë e Evropës dhe më pas të shfaqet habi kur ai vepron si i tillë. Sipas saj, tashmë çështja nuk është nëse Serbia ka ndryshuar, por për sa kohë Brukseli do të vazhdojë të sillet sikur ky ndryshim ka ndodhur. Ajo shtoi se Serbia ende fle mbi varret masive të civilëve të pafajshëm.
Postimi:
Reagimi i regjimit të Vuçiqit pas vdekjes së Ratko Mlladiqit, kriminelit të dënuar të luftës, ka shkaktuar me të drejtë zemërim në mbarë botën.
Megjithatë, pikërisht për këtë e kemi paralajmëruar vazhdimisht Evropën: as Serbia dhe as regjimi i saj nuk kanë ndryshuar ndonjëherë.
Ndryshimi i vetëm është se Serbia tani ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërkohë që madhëron kriminelët e luftës dhe feston veprat e tyre kriminale.
Bëhet fjalë për një shtet kandidat që vijon të mohojë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, dhunën seksuale të kryer gjatë luftës dhe masakrimin e fëmijëve të vegjël, mes krimeve të tjera.
Është një vend kandidat që nuk ka reshtur së sulmuari fqinjët e vet.
Ky shtet kandidat rreshtohet përkrah Putinit, bashkëpunon me Kinën dhe Iranin dhe cenon sigurinë e Evropës, ndonëse paraqitet si partner evropian.
Serbia është gjithashtu një vend kandidat që nuk pranon t’i hapë arkivat, ndërsa familjet në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë vazhdojnë kërkimin për njerëzit e tyre të dashur, të zhdukur me forcë.
Pavarësisht gjithë kësaj, Brukseli ende e shpërblen Serbinë me miliarda euro.
Nuk është e mundur të financosh një regjim që ngre në lavdi armiqtë e Evropës dhe pastaj të çuditesh kur ai vepron si një prej tyre.
Tashmë nuk shtrohet pyetja nëse Serbia ka pësuar ndryshim. Çështja është se edhe për sa kohë Brukseli do të bëjë sikur ajo ka ndryshuar.
Serbia vazhdon të flejë mbi varrezat masive të civilëve të pafajshëm.
Mbase një ditë, qoftë edhe vetëm një ditë, Brukseli do të zgjohet dhe do ta dallojë fytyrën e vërtetë të Serbisë.
Një 38-vjeçar nga Manza është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e…
Fero ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Live me Luizin”, ku foli gjatë për jetën e tij dhe historinë e…
Aktori Olivier Martinez ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore kundër ish-bashkëshortes së tij, aktores Halle Berry, për kujdestarinë e…
Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë…
Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës magazinat në ambientet e ish-NPA-së në Gjirokastër shkaktoi dëme vetëm në…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…