Ish-presidentja Vjosa Osmani u shpreh se shpreson që të gjithë 18 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të votojnë Bekim Sejdiun për postin e Presidentit.
None found
Sipas deputetes së LDK-së, mbështetja për këtë kandidaturë përbën një vendim në interes të shtetit, ndërsa ajo tha se dëshiron të mbetet optimiste për votën e të gjithë deputetëve të partisë.
“Tash kemi takim të Grupit Parlamentar dhe shpresoj shumë. Ky është një vendim në interes shtetëror, ndërsa kandidatura e Bekim Sejdiut i bën nder Kosovës”, deklaroi Osmani, duke nënvizuar se kandidati është propozuar nga LDK-ja.
E pyetur lidhur me qëndrimin e deputetit Avdullah Hoti, Osmani tha se kandidatura e Sejdiut është në përputhje me vendimet e strukturave të LDK-së.
“Besoj që mund të flisni me të. Unë nuk mund të flas në emër të tij, por po e përsëris: kandidatura e Prof. Dr. Bekim Sejdiut i bën nder të gjithë Kosovës. Ajo jo vetëm që përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara unanimisht në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar, por respekton edhe vendimin e fundit të Kuvendit të LDK-së, i cili i ka kërkuar kryetarit të bëjë çmos që Kosovës t’i sigurojë institucione. Në të njëjtën kohë, kjo kandidaturë i jep vendit mundësinë për të vijuar punët e rëndësishme në mbrojtje të demokracisë, të Kushtetutës dhe për forcimin e aleancave”, tha ajo.
Osmani theksoi se Sejdiu duhet të marrë votën e të gjithë deputetëve.
“Si LDK kemi bërë kompromis duke e vendosur gjithmonë interesin e Kosovës mbi çdo interes individual apo partiak. Tani, çdo deputet i Kuvendit të Kosovës, jo vetëm ata të LDK-së, ka përgjegjësi historike që vendit t’i sigurojë institucione stabile”, u shpreh ajo.
Izraeli përballet me një periudhë pasigurie politike pas zgjedhjeve parlamentare, pasi as kryeministri Benjamin Netanyahu dhe as opozita e drejtuar…
Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij kundër arabëve që jetojnë në…
Regjimi taleban në Afganistan ka urdhëruar ndalimin e transplanteve të kornesë në spitale, duke i cilësuar këto ndërhyrje si në…
“Propozim buxheti për vitin 2027, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 395,4 miliardë denarë, që është 5,7…
Meta Platforms, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me një 18-vjeçare, e cila e…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka hapur samitin e G20 në Atlanta të SHBA-së, ku pjesëmarrës është edhe ministri…