Deputeti dhe zëdhënësi i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviç, ka deklaruar sot se presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti, me shumë gjasa nuk do të nënshkruajnë asgjë të hënën në Bruksel, por do të “bisedojnë verbalisht” për ta pranuar marrëveshjen përfundimtare që sipas tij është tashmë një fakt i kryer.
“Në kuptimin juridik, mbetet vetëm të nënshkruhet dhe informacionet thonë se kjo duhet të ndodhë deri në prill”, tha Jovanoviç për televizionin Nova S.
None found
Ai shtoi se qeveria duke kontrolluar median do të përpiqet ta paraqesë Vuçiçin si një “Zot” i cili do të arrijë të përgatisë një marrëveshje me shumë përfitime për Beogradin.
“Suksesi i vetëm do të ishte marrja e pëlqimit të Perëndimit që Vuçiç të mbetet në pushtet. Me këtë marrëveshje Serbia e humb Kosovën dhe de facto heq dorë nga ajo, dhe Vuçiç në këmbim qëndron në pushtet”, tha Jovanoviç./Albeu.com/.
Kur Lionel Messi shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës 2026 ndaj Algjerisë, mijëra tifozë në kryeqytetin…
Automjetet elektrike sjellin shumë përparësi, si drejtim më të qetë, përshpejtim të shpejtë dhe konsum më efikas të energjisë. Megjithatë,…
Prodhuesi gjerman i veturave, Audi po përgatit ndryshime të mëdha në dizajnin e kabinës së automjeteve të tij. Kompania pritet…
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të sulmeve të reja ndaj anijeve ndërkombëtare në…
Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër…
Euromabsadori Mihalis Rokas në vizitën e tij në Komunën e Kërçovës është njoftuar për së afërmi me sfidat e këtij…