Categories: kosovë

OJQ-të për garën e Kryeprokurorit: Procesi deri më tani është zhvilluar me transparencë dhe mbi bazë meritokracie

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL kanë vlerësuar se deri në këtë fazë, procesi për përzgjedhjen dhe emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit ka ecur rregullisht, me transparencë dhe me trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët.

Në komunikatën e tyre të përbashkët, këto organizata kanë bërë të ditur se kanë monitoruar të gjitha etapat kryesore të këtij procesi, duke përfshirë miratimin e rregullativës, konfirmimin e kandidaturave, përpilimin e pyetjeve dhe intervistimin e pesë kandidatëve.

Të lidhura

None found

Sipas koalicionit të OJQ-ve, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka trajtuar një pjesë të konsiderueshme të mangësive që ishin evidentuar në procesin e kaluar për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ata theksojnë se ndryshimet e bëra në rregullore i kanë përafruar procedurat me legjislacionin në fuqi, kanë sqaruar kompetencat dhe kanë hequr paqartësitë procedurale.

Organizatat kanë vlerësuar pozitivisht edhe publikimin e konceptdokumenteve të kandidatëve, duke nënvizuar se ky veprim ka forcuar transparencën dhe i ka dhënë mundësi publikut dhe mediave të njihen paraprakisht me vizionin e secilit kandidat.

Në raport thuhet se gjatë fazës së verifikimit të kandidaturave nuk janë hasur probleme përmbajtësore dhe se të pesë kandidatët i kanë përmbushur kriteret ligjore për të vazhduar garën.

Sipas gjetjeve nga monitorimi, hartimi i pyetjeve standarde është bërë në prani të monitoruesve dhe i gjithë procesi është incizuar me audio dhe video, ndërsa janë marrë masa për të garantuar konfidencialitetin dhe integritetin e tij.

Koalicioni vlerëson se konstatimi më i rëndësishëm lidhet me faktin se gjatë intervistimit nuk është vërejtur trajtim i pabarabartë ndaj kandidatëve. Të gjithë janë intervistuar në rrethana të njëjta, kanë marrë të njëjtat pyetje standarde, kanë pasur kohë të barabartë për përgjigje dhe janë vlerësuar menjëherë pas përfundimit të intervistave.

Po ashtu, monitoruesit nuk kanë evidentuar komunikim mes anëtarëve të Panelit Vlerësues që do të mund të ngrinte dyshime për koordinim të vlerësimeve ose për cenim të pavarësisë së procesit.

IKD, KDI dhe FOL kanë theksuar se, për shkak se diferenca në pikë mes kandidatëve është e vogël, edhe fazat e mbetura deri te emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit duhet të zhvillohen me kujdes, transparencë dhe në përputhje me parimet e ligjshmërisë, meritokracisë dhe barazisë.

Koalicioni ka njoftuar gjithashtu se do ta vazhdojë monitorimin deri në përmbylljen e të gjitha procedurave, ndërsa raporti përfundimtar do të bëhet publik pas mbylljes së procesit.

të fundit

Dimitrieska-Koçoska: Kreditë e shpejta do të paguhen vetëm përmes llogarive bankare

Pagesat e kredive të shpejta dhe pagesat ndaj shoqërive financiare duhet të kryhen ekskluzivisht përmes llogarive transaksionale.Heqja e operimit me…

1 minute ago

Kabayel dhe Hysa simbolizojnë shqiponjën shqiptare para përballjes për titullin WBC

Agit Kabayel dhe Nelson Hysa kanë dhuruar një moment simbolik në përfundim të peshimit zyrtar, në prag të përballjes për…

7 minutes ago

Giovanni Albanese sqaron rolin e Zhegrovës te Juventusi, marrëdhënien me Spallettin dhe interesimin e Monacos

Edon Zhegrova po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë te Juventusi nën drejtimin e Luciano Spallettit, por reprezentuesi i Kosovës…

7 minutes ago

Mesazhi i shoqërisë mbërrin me dron në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5

Një dron në mbështetje të Zojës ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”. “Ndize motorin brutal, Zoja”,…

18 minutes ago

MC Beka reagon ndaj afrimit të Bejtës me Kledjen: “Kjo nuk përputhet me Kanunin

MC Beka ka kritikuar ashpër afërsinë e krijuar mes Bejtës dhe Kledjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”,…

18 minutes ago

MC Beka veçon Nichin në BBVK5: Sinqeriteti e dallon nga banorët e tjerë

MC Beka, ish-banor i Big Brother Vip Kosova, ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë së edicionit aktual, të 5-tit…

19 minutes ago