kosovë

Kosovë/ SHBA dhe BE bëjnë thirrje të përmbyllet e procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, dhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, shprehen të zhgënjyer të shtunën me shtyrjen e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Kosovës. Ata bënë thirrje për ruajtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë në vend. Komentet e tyre janë bërë gjatë konferencës vjetore të prokurorëve, ku u theksua se viti i kaluar ka qenë sfidues për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Dy vjet më parë, mendoj se kam qenë pikërisht në këtë vend dhe kam kërkuar, kam bërë thirrje që Këshilli Prokurorial i Kosovës të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe të bazuar në merita për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit.

Të lidhura

None found

Po e përsëris këtë kërkesë sërish dhe me keqardhje që po e bëj dy vite më pas”, tha ambasadori amerikan Hovenier.

“Kjo zgjidhje e përkohshme me ushtrues detyre nuk duhet të stërzgjatet.

Situata aktuale po ndikon negativisht në sistemin prokurorial dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të përmbushë përgjegjësinë e tij për të garantuar vendosjen e funksioneve të nevojshme menaxhuese”, tha zoti Szunyog.

Në tetor të vitit të kaluar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk e miratoi zgjedhjen e Blerim Isufajt në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, për shkak të siç tha atë kohë “disa shkeljeve ligjore” ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës i hodhi poshtë arsyetimet e presidentes si të pabazuara dhe tendencioze.

Blerim Isufaj ishte përzgjedhur kandidat për të udhëhequr Kryeprokurorinë e Shtetit nga Këshilli Prokurial dhe ishte në pritje të miratimit që nga muaji prill i vitit 2022.

Vitin e kaluar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, akuzoi kandidatin për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, si kundërshtues të politikave të pushtetit të ri. Zyrtarë qeveritarë kritikuan prokurorët për zvaritje në procesin e ndjekjes penale të autorëve të sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar ndaj policisë së Kosoëvs në veri.

“E di se është frustruese e nganjëherë edhe ofenduese, të përballesh me kritika për punën që po e bën dhe që po e bën mirë, jo vetëm nga publiku por edhe nga udhëheqësit e degëve të tjera të qeverisë që gjithashtu kanë përgjegjësi të mbrojnë sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Kosovën.

Dua të theksoj se përballja me këto kritika dhe moslejimi që ato tu pengojnë të përmbushni betimin tuaj para ligjit është shumë i rëndësishëm, ju duhet ta ruani pavarësinë tuaj e të vazhdoni të kryeni mandatin tuaj me profesionalizëm”, tha ambasadori Hovenier.

“Pavarësia e prokurorisë është e panogicueshme dhe siguron që vendimet po merren në bazë të ligjit dhe pa asnjë ndikim të jashtëm e të brendshëm.

Kohëve të fundit kam vërejtur në media deklarata nga qeveria me kritika për prokurorët dhe gjyqtarët.

E kam kritikuar publikisht këtë duke theksuar rëndësinë thelbësore të pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatave”, tha ambasadori Szunyog.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi, tha se puna dhe imazhi i këtij institucioni po dëmtohen nga procesi i stërzgjatur i emërimit të kryeprokurorit të ri. Ai tha se përgjatë vitit 2023 zyra e tij ka pranuar 52 mijë e 93 raste, nga të cilat ka përmbyllur 41 mijë e 973.

“Në mesin e këtyre rasteve një rëndësi të posaçme e ka puna rreth rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Prokurori i Shtetit në vitin 2023 ka pranuar në punë një mijë e 182 raste me dy mijë e 192 persona dhe nga to ka përfunduar 920 raste me një mijë e 622 persona.

Ndërsa te krimet ekonomike kemi përfunduar 446 raste me 583 persona.

Dua të tërheq vëmendjen se ne duhet të jemi më proaktiv sa i përket rasteve të korrupsionit, sidomos atij të nivelit të lartë, sepse pasojat e korrupsionit për shoqërinë janë shumë të mëdha”, tha zoti Kelmendi.

Një anketim i zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, flet për një rritje të lehtë të knaqshmërisë së qytetarëve me punën e Prokurorisë./VOA

Tags: Bekosove

të fundit

Dy herë kampion me Egnatian, Zamiq Aliyev përballet me krizë serioze në karrierë dhe mbetet i bllokuar në Azerbajxhan për shkak të shërbimit ushtarak

Zamiq AliyevDy tituj të fituar në Superiore me Egnatian, por në këto çaste po përjeton një telash të madh që…

3 minutes ago

Ish-arbitri i FIFA-s: Ndërhyrja e Leo Messit ishte më e rëndë se ajo e Balogun në Botërorin 2026

Vendimi për kartonin e kuq të Folarin Balogun në fitoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës…

9 minutes ago

Protesta që rrëzoi mitin e piktorit dhe nxori në skenë noterin e krimit

Andi Bushati shkruan se, ndonëse askush nuk mund të parashikojë momentin e rënies së Edi Ramës, sot sipas tij është…

10 minutes ago

“Koha e sallamdisë dhe e oligarkisë ka marrë fund” – Gacaferi i kundërpërgjigjet opozitës për inspektoratin

Anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke i akuzuar për qëndrime kontradiktore lidhur me funksionimin e…

21 minutes ago

Spanja shkon në pushim me avantazh minimal përballë Austrisë

Kombëtarja e Spanjës e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Austrisë.“La Roja” janë në avantazh 1-0, sfidë…

22 minutes ago

Mbyllet protesta e 33-të para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt Komisariatit nr. 3: “Do të qëndrojmë deri sa të lirohen të arrestuarit”

Është mbyllur protesta e 33-të e zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët dhe protestuesit kanë nisur një marshim paqësor drejt Komisariatit…

22 minutes ago