Vetëm 2 gola të realizuar në 30 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet, janë shumë pak për një sulmues si Vedat Muriqi i cili një sezon më parë shkëlqente me fanellën e Fenerbahces duke realizuar 17 gola mes Superligës turke dhe Kupës.
Forma jo e mirë që ka shfaqur bomberi i përfaqësues së Kosovës në këtë sezon të parë të tijin me Lazion mund sjellë edhe largimin e tij nga kryeqyteti italian në fund të këtij sezoni. Sipas mediave turke Fenerbahce po projekton rikthimin e sulmuesit kosovar në Stamboll dhe është gati t’i propozojë Lazios huazimin e sulmuesit që verën e kaluar ia shiti për 17,5 milionë euro.
Sëfundmi Muriqi ka marrë një telefonatë nga ish-shoku i skuadrës te Fenerbahce Emre Belezoglu i cili është emëruar drejtor sportiv i verdhezinjëve nga Stambolli ndërsa aktualisht është edhe trajner i përkohshëm. Emre i ka kërkuar ish-sulmuesit të Teutës dhe Besës të riveshë fanellën e Fenerbahces për të synuar titullin kampion sezonin e ardhshëm me verdhezinjtë pasi kampionati i këtij viti po shkon në drejtim të Besiktasit.
Nuk dihet nëse Lazio do ta pranojë kërkesën e Fenerbahces për huazimin e Muriqit por duke patur parasysh ngërçin psikologjik që ka kaluar 27-vjeçari në këtë sezon, Lazio mund tia japë mundësinë për t’u ringritur bomberit kosovar për ta patur në formën më të mirë pas një viti.
Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…
Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…
Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…
Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…
Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…
Vartësja e Belinda Ballukut, rrëfeu para prokurorëve të posacëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH Evis Berberi, që të…