kosovë

Nofkat më të çuditshme që VV-ja ia dha Albin Kurtit: Si kompjuter, BABAdimër, buldozer!

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është politikan goxha i popullarizuar. Shpesh Kurti është kritikuar për ndërtimin e një kulti të personalitetit në Lëvizjen Vetëvendosje, parti që e udhëheq që nga themelimi, me përjashtim të tri viteve kur Visar Ymeri ishte kryetar i saj.

Duke qenë lider i pakontestueshëm në VV, ai ka marrë shumë lëvdata nga ana e vartësve të tij, të cilat shpesh kanë qenë edhe qesharake.

Të lidhura

None found

Së fundmi, Agim Bahtiri, ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës nga radhët e VV-së, e krahasoi Kurtin me Isa Boletinin për kontributin për Mitrovicën.

“Ka me i fitu mbi 50%, po, se e vlerësojnë njerëzit, s’është më besueshmëria, por vlersueshmëria…Mendoj se punën më të mirë që e ka bërë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, pas Isa Boletinit, në Mitrovicë e ka bë Albin Kurti. Pikë”, tha Bahtiri, transmeton Nacionale.

Ndërsa muajin e kaluar, Kurti u krahasua me babadimrin. Më saktë, Artan Abrashi, deputet i VV-së, duke folur për 100 eurot shtesë për pensionistë që i ndau Qeveria e Kosovës, e kishte krahasuar Kurtin me babadimër.

Në fotografinë e montazhuar, që u shpërnda nga Abrashi, shkruhej “Gëzuar vitin e ri 2024, e ka lshu doren BABAdimri”, duke u vënë theksi te baba.

“Gëzuar” – kishte shkruar mbi fotografinë e publikuar deputeti Abrashi.

Një nofkë po kaq të çuditshme ia kishte dhënë Kurtit një deputet tjetër i VV-së. Fjala është për Enver Dugollin, një ish i burgosur politik, që tash është deputet në Kuvendin e Kosovës. Në fakt, ai kishte pasur disa epitet, duke e quajtur Kurtin të “guximshëm, të zhdërvjelltë”, por edhe “bulduzer”.

“Shumë i guximshëm dhe shumë i zhdërvjelltë është zoti Kurti”, kishte thënë deputeti i VV Dugolli në RTV21.

“Dy momente tash në Kosovë nuk janë duke i kushtuar rëndësi, që Kosovës nuk i lejojnë me i zhvillu zgjedhjet serbe në Kosovë, qikjo është bonduzher”, kishte shtuar ai.

Ndërsa një episodë tjetër, tmerrësisht qesharak, kishte ndodhur me një lëvdatë të Fatmire Kollçaku-Mullhaxhës, deputete e VV-së. Ajo kishte cituar një deklaratë të shtrembëruar të Predrag Markoviqit, një përkrahës e bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviqit, ish-diktator i Jugosllavisë dhe i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Në fakt, në këtë deklaratë të keqcituar, “vlerësohej” se Kurti e ka trurin e shpejt “sikur kompjuteri”.

“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kan fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejt sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data, shumë i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tijë në tavolinë”, e kishte cituar Kollçaku-Mullhaxha.

Përtej VV-së zyrtare, një gazetar i afërt me VV-në në një rast e kishte mbuluar me shumë lëvdata Kurtin. Gëzim Mekuli, në një rast, e kishte quajtur Kurtin engjull, pa specifikuar se për cilin engjull e kishte fjalën. /nacionale/

të fundit

Katër shtetasve pakistanezë të akuzuar për rrëmbimin e dy personave në Prishtinë u vazhdohet paraburgimi

Katër të akuzuarve pakistanezë, Sanëal Sanaullah, Muhammad Hamza, Yar Muhammed dhe Touseef Ahmed, të akuzuar për rrëmbimin e dy shtetasve…

3 minutes ago

Pamje të rënda/ Efektivët tërheqin zvarrë gjimnazistët gjatë protestës! Polici e qëllon me shkelma (VIDEO)

Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para ministrisë së Arsimit, ku ndërhyrja e forcave të policisë…

5 minutes ago

PSG i Luis Enriques raportohet se synon Alejandro Balden

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique thuhet se synon edhe një përforcim tjetër nga Barcelona gjatë afatit kalimtar dimëror, pas…

11 minutes ago

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, reagon Rama: Shqipërinë e dua pa rezerva, s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e…

12 minutes ago

Flamurtari në kërkim të triumfit në derbin vlonjat, Besa luan në fushën e Kukësit

Kategoria e Parë LIVEOriku 0–0 Flamurtari1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Oriku” [...]Read More...

17 minutes ago

Real Madridi dhe Bellingham pajtohen për një kontratë të re afatgjatë

Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje për ta blinduar me kontratë të re afatgjatë yllin e tyre…

23 minutes ago