As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka asnjë informacion për datën e hapjes së urës në Ibër, ndonëse Kuvendi i komunës vendimin për hapjen e saj e ka marrë muaj më parë.
“Sigurisht që nuk dihet ende”. Është bërë gati një vit që ne e kemi përmbushur atë obligim kushtetues, civil për qytetin dhe i kemi paraprirë disa proceseve”, tha Skënder Sadiku, këshilltar në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
None found
Urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, përveç ushtarëve të KFOR-it, të shtunën e kanë patrulluar edhe pjesëtarët e EULEX-it, të cilët janë parë duke qëndruar në anën veriore, pas barrierave prej betoni që bllokojnë qarkullimin në urë. Ndërkohë në anën jugore kanë përfunduar përgatitjet për hapjen e urës, sipas mediave në Kosovë.
Inspektimet e urës përfunduan javën e kaluar për të parë stabilitetin e saj dhe rezultatet paraprake të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës tregojnë se ura është funksionale. Hapja e urës është kundërshtuar ashpër nga shtetet e QUINT dhe BE. Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se ekziston rreziku i kërcënimit të sigurisë, ndërsa Brukseli kërkon që Kosova të diskutojë hapjen e urës me Serbinë në kuadër të dialogut.
Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur…
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për…
Zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, do të zhvillohen më 9 maj 2027. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar…
Arlinda Zekaj i tha Policisë më 10 korrik se ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, posedonte armë zjarri me leje dhe…
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë mbrëmjes së kaluar kanë zhvilluar një…
Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur…