Categories: Uncategorized

Serbët protestojnë në Mitrovicë të Veriut kundër hapjes së urës mbi Ibër

Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, ka filluar protesta e pjesëtarëve të komunitetit serb të cilët po kundërshtojnë hapjen e saj për trafik. Në protestë, ish-gjyqtari nga Mitrovica e Veriut, Nikolla Kabashiç, tha se duhet të arrihet konsensus mes të gjithë përfaqësuesve të serbëve në Kosovë për të identifikuar dhe mbrojtur interesat themelore të komunitetit serb.

“Mjerimi është problemi ynë kolektiv. Ne jemi të sulmuar si popull, ne jemi nën agresion që të largohemi nga Kosova”, tha Kabashiq.

Të lidhura

None found

Si forma të presionit, pjesëtarët e komunitetit serb shohin përpjekjet e Qeverisë së Albin Kurtit për të vendosur autoritetin në veri të Kosovës, si dhe praninë e pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Kabashiq theksoi se nuk po protestohet kundër popullit shqiptar, por kundër Qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti. Ura mbi lumin Ibër ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe.

Në periudhën pasluftës, kjo urë ishte simbol i trazirave dhe barrikadave të ngritura nga serbët e Kosovës për t’u kundërshtuar përpjekjeve të Kosovës për të vendosur autoritetin në veri. Ura aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për trafik.

Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Megjithatë, vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafikun në këtë moment. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, gjithashtu më 1 gusht përsëriti qëndrimin e BE-së se çështja e hapjes së urës në Mitrovicë duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut, duke pasur parasysh që për këtë ekziston një marrëveshje.

KFOR-i gjithashtu deklaroi se nuk do të hezitojë të reagojë nëse ekziston rreziku që ngjarjet të ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Kjo parti më herët kishte deklaruar se ura nuk mund të hapet pa konsultime dhe pëlqimin e shumicës serbe që jeton në anën veriore të urës. Asamblistët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicë të Veriut në prill të vitit të kaluar miratuan vendimin për hapjen e urës mbi Ibër, i cili më pas u dërgua Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Nënkryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, në fund të majit tha se për zbatimin e këtij vendimi tani janë përgjegjëse institucionet qendrore, KFOR-i dhe Bashkimi Evropian. Ai theksoi se me këtë vendim duhet të bien dakord edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e Jugut.

Serbët në veri në fund të vitit 2022, me iniciativë të Listës Serbe, u larguan nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës që targat e makinave, të lëshuara nga Serbia, të zëvendësohen me targat RKS – Republika e Kosovës.

Serbët po ashtu bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, votime nga të cilat erdhën në pushtet kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri. Ndërkaq, autoritetet kosovare ndaluan përdorimin e dinarit për kryerjen e pagesave me para të gatshme, nisën mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe konfiskuan pronat që janë në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Pjesëtarët e komunitetit serb gjithashtu kundërshtojnë fuqimisht shpronësimin e tokave në veri të Kosovës, të cilin po e kryen Qeveria e Kosovës për ndërtimin e stacioneve apo bazave policore./ REL

të fundit

Analisti Faton Mehmeti tregon skenarin që mund të zbusë bllokadën politike pas zgjedhjeve

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pak ditë i kanë mbetur deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7…

5 minutes ago

Parliament to Decide on Dismissals and New Appointments in Government on July 13

Propozimi për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave ë rinj të Qeverisë është paraqitur në Kuvend, dhe seanca është caktuar për…

7 minutes ago

Iran begins funeral ceremonies for Ayatollah Ali Khamenei, here is how the series of tributes will unfold

Pas vdekjes së pretenduar në një sulm të ish-udhëheqësit suprem Ajatollah Ali Khamenei, Irani ka hyrë në disa ditë zie…

8 minutes ago

34 Days of Revolt! Citizens Begin Gathering in Skanderbeg Square, Rama’s Resignation Demanded

Qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 34…

8 minutes ago

Five critical failures that led to the attempt on Trump two years ago and why the Secret Service failed to stop it

Dy raporte të institucioneve amerikane të auditimit, të bëra publike më 2 korrik 2026, kanë nxjerrë në pah mangësi serioze…

8 minutes ago

Arianit Koci: Osman Selmani, 74, Has No Connection to the Charges Attributed to Him by Serbia

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, duke deklaruar se klienti i tij…

9 minutes ago