Kanë kaluar 25 vite që prej asaj dite të hidhur kur Tahir Sinani, një ndër figurat më të spikatura të rezistencës shqiptare, dha jetën në fushën e betejës. Ai dallohet si një ndër të paktët komandantë që përjetoi dhe drejtoi forca në tri fronte të ndryshme: në Kosovë, në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2001.
None found
I lindur në fshatin Gri të Tropojës më 25 maj 1964, pas formimit të tij në akademitë ushtarake të Shqipërisë, ai shërbeu si oficer dhe edukator i trupave. Mirëpo, thirrja kombëtare e shtyu të linte pozitën e tij dhe t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sapo plasi konflikti. Në kuadër të UÇK-së, veprimtaria e tij u përqendrua në Zonën Operative të Pashtrikut dhe në bërthamën drejtuese të Shtabit të Përgjithshëm. Kontributi i tij ishte thelbësor në strukturimin e forcave dhe në komandën e Betejës së Pashtrikut, që mbetet një prej kapitujve më të lavdishëm të asaj lufte.
Me mbarimin e luftimeve në Kosovë, Sinani nuk e ndali angazhimin e tij. Fillimisht u caktua në krye të njësive në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), për t’u rreshtuar më pas në radhët e luftëtarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Cikli i tij i angazhimit kombëtar vijoi në vitin 2001, kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, duke marrë drejtimin e Brigadës 116.
Fundi i tij erdhi më 29 korrik 2001, në rrethinat e Gostivarit, gjatë përplasjeve të armatosura në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat historike tregojnë se ai ra së bashku me katër shokët e armëve, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një pikë depozitimi municionesh. Një vit më pas, më 2002, eshtrat e tij u sollën në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, ku prehen edhe sot.
I njohur me epitetin “komandanti i tri luftërave”, emri i Tahir Sinanit mbetet i lidhur pazgjidhshmërisht me tre konfliktet më të mëdha që formësuan angazhimin ushtarak shqiptar në periudhën e fundviteve ’90 dhe fillimviteve 2000. Në nderim të këtij përvjetori, Kosova ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore. Gjatë ditës së sotme, janë zhvilluar homazhe në varrezat e Landovicës dhe pranë shtatores së tij në Prizren, ndërsa i është kushtuar edhe një akademi e veçantë në Bibliotekën Universitare të Prishtinës.
Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se sot kanë mbajtur takim pune kushtuar Axhendës së reformave dhe procesit të integrimit evropian, në…
Skënderbeu i viteve të artaNurudeen Orelesi është trajneri i ri i Laçit U19 [...]Read More...
Në një kohë kur protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 60-të, kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur…
Shoqata e Mësimdhënësve të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut u themelua zyrtarisht gjatë kuvendit themelues, të mbajtur në Kampusin e…
Analisti shqiptar Ilir Kulla ka deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur” dhe ideja për ndryshimin e kufijve në Ballkan kanë…
Po vazhdojnë gërmimet në ditën e dytë në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet për mbetje mortore të 23 personave…