kosovë

Ngërçi në KQZ-në e Kosovës, Osmani bllokon dekretin e anëtarëve: Ka më shumë propozime sesa i lejon Kushtetuta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bllokuar dekretimin e një pjese të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e dërguar çështjen për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas saj, situata është bërë e paqartë pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar tre kandidatë, ndërkohë që i takojnë vetëm dy vende. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar dy emra, por prej tyre është emëruar vetëm një.

“Për shkak se janë kërkuar tre nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa lejohen vetëm dy, dhe janë kërkuar dy nga PDK dhe është emëruar vetëm një. Për shkak se ka më shumë propozime sesa i lejon Kushtetuta. Meqenëse kjo çështje deri tani nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese dhe kam kërkuar të sqarohet tani. Ky rast është ngritur mbi një bazë tjetër ligjore dhe jo mbi të njëjtën që është ngritur në rastet e mëparshme, qoftë nga presidenti Thaçi apo nga ana ime. Kjo çështje ka qenë e paqartë përgjatë viteve për secilin president dhe në momentin që sqarohet do të vijohet tutje,” tha Osmani.

Ajo sqaroi se këtë herë rasti është ngritur mbi bazën e nenit 113 të Kushtetutës, ndryshe nga rastet e kaluara, dhe se pret një vendim përfundimtar që do t’i hapë rrugë zgjidhjes.

Deklaratat u bënë pas një aktiviteti në Prishtinë. Sipas Kosovapress, në lojë janë disa emra konkretë: Alban Krasniqi, Violeta Emini dhe Njazi Isaku nga LVV; Ilir Gashi dhe Rashit Qalaj nga PDK; Sami Hamiti nga LDK dhe Muharrem Nitaj nga AAK.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 11 anëtarë. Sipas Kushtetutës, gjashtë prej tyre emërohen nga grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa në raste të caktuara mund të ketë edhe emërime shtesë.

të fundit

Faton Peci: Identifikimi i tre intelektualëve të zhdukur, dhimbje për Mitrovicën dhe Kosovën

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

17 minutes ago

VLEN e cilëson skandal të paprecedent lirimin nga arresti të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

25 minutes ago

Personeli i KFOR-it stërvitet për evakuimin mjekësor me helikopterë

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

28 minutes ago

Dhunoje në trup, jo në fytyrë, që të mos dallohej”/ Rrëfimi i gruas, ish-bashkëshorti i së cilës vrau dy vëllezërit e saj

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

28 minutes ago

Manchester United përmbys Romën pas disavantazhit prej dy golash

Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në…

28 minutes ago

Interi fiton 3-0 në fushën e Feyenoordit dhe shkon në gjashtë pikë

Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane…

29 minutes ago