kosovë

Ngërçi politik në Kosovë, Kurti dhe Limaj u takuan për të biseduar për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më 19 korrik, në një restorant në Prishtinë, raportojnë media në Kosovë, por ende nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik, që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja.

Nga LVV-ja dhe Nisma nuk janë përgjigjur thirrjeve të REL-it për koment. Më herët gjatë ditës, eksponentët e dy partive konfirmuan se ky takim do të mbahej, por nuk dhanë detaje për të. Takimi u mbajt teksa po afrohet afati i 26 korrikut – i vendosur nga Gjykata Kushtetuese – për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Të lidhura

None found

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi më herët gjatë së shtunës se partia e saj mban qëndrimin që Limaj të zgjidhet në postin e kryeparlamentarit, ndërkaq LVV-ja si fituese e zgjedhjeve, të drejtojë Qeverinë e re.

Ajo tha se partia e saj e ka ofruar bashkëpunimin, duke thënë se zgjedhja e Limajt në krye të organit ligjvënës nuk është kusht, por mundësi që vendi të dalë nga ngërçi dhe të formohen institucionet e reja.

Artan Abrashi, nga LVV-ja, pas seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se partia e tij është konstruktive, por ka akuzuar partitë e tjera që nuk kanë reflektuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke folur për takimin Kurti-Limaj dhe mundësinë e një marrëveshjeje, ai tha se “bashkëpunimi nënkupton bashkëqeverisje, pjesëmarrje në bashkëqeverisje”. Të shtunën, për herë të 49-të deputetët dështuan ta konstituonin përbërjen e re parlamentare. Deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke argumentuar se një votim i tillë është jokushtetues.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të votojnë për Albulena Haxhiun, të propozuarën e deritanishme të LVV-së për postin e kryeparlamentares, duke kërkuar ndryshimin e propozimit. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë për asnjë kandidatë që do të propozohet nga LVV-ja, partia fituese e zgjedhjeve.

Teksa afati i 26 korrikut po afron, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se nëse nuk ka ndonjë rrugëdalje nga ngërçi institucional, javën e ardhshme do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit. Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu. Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses. Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre./ REL

Tags: kurtiLimaj

të fundit

E PREMTE “E ZEZË” – Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment i mbushur me lodhje sa…

5 minutes ago

Dështojnë në momentin e fundit bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, JD Vance anulon udhëtimin

Takimi i planifikuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Zvicër është anuluar në çastet e fundit, sipas një njoftimi…

10 minutes ago

Trump godet Omanin: nga “Zvicra e Lindjes së Mesme” te dyshimet e Uashingtonit për afrim me Teheranin

Për një kohë të gjatë, Sulltanati i Omanit është parë si ndërmjetësi më i pranueshëm dhe më i besueshëm në…

10 minutes ago

Ish-pengu izraelit Guy Gilboa Dalal denoncon tortura dhe abuzime seksuale gjatë 739 ditëve të robërisë në Gaza

Ish-pengu izraelit Guy Gilboa Dalal ka ngritur akuza të rënda për tortura, abuzim seksual dhe trajtim poshtërues gjatë kohës që…

11 minutes ago

Andy Burnham rikthehet në Parlament me fitore të thellë dhe futet në skenë si rival i mundshëm i Starmerit

Andy Burnham ka siguruar një fitore të qartë në zgjedhjet e pjesshme parlamentare në Makerfield, duke u kthyer në Parlamentin…

11 minutes ago

Parashikimi motit për ditën e sotme, 19 Qershor 2026

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të…

11 minutes ago