kosovë

Nga Kosova drejt bregdetit shqiptar/ Aksidentohet autobusi me pensionistë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:11, një autobus i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë-Duhël.

Tre persona u lënduan nga përplasja mes autobusit dhe një kamioni, tha Policia e Kosovës.

Të lidhura

None found

Tre të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Pasagjerët, pensionistë nga Kaçaniku, kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë.

Agjencia tha se ata ishin nisur drejt bregdetit të Shqipërisë.

“Njoftohen te gjithe familjaret e pensionisteve te Kaçanikut të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar, dhe gjatë rrugës kanë pasur një aksident mirëpo falë zotit të gjithë pasagjerët janë mirë dhe nuk kanë lëndime serioze, ndërsa pasagjerët janë transportuar me autobusin tjetër dhe janë rrugës për në bregdetin shqiptar”, tha kompania.

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

të fundit

RDM: Zbulimi i përgjegjësve për ndotjen në Gostivar nuk e shfajëson sistemin që mundësoi katastrofën

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) thekson se identifikimi i autorëve specifikë të ndotjes së ujit në Gostivar është një hap…

15 seconds ago

Mateo surprizon Brikenën me fjalë dashurie: Kur të pashë në BBV, mbeta pa frymë

Në “Top Arena” u zhvillua një intervistë me nota romantike mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit, dy moderatorëve që iu…

2 minutes ago

Dua Lipa shfaqet elegante në New York/ Këngëtarja mahnit me paraqitjen pas finales së Botërorit(FOTO)

Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj, gjatë një daljeje në rrugët e New Yorkut pas paraqitjes…

13 minutes ago

Vapa 40 gradë çon mijëra pushues në plazhin e Zvërnecit

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks…

13 minutes ago

Gashi pret delegacionin e UNMIK-ut, së shpejti hapet konkursi për prokurorë të rinj

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, i shoqëruar nga anëtarët Arlinda Muqa, Visar Krasniqi dhe Milot Krasniqi,…

17 minutes ago

Anthony Taylor mbyll karrierën si gjyqtar pas më shumë se 20 vjetësh

Gjyqtari i njohur i Ligës Premier, Anthony Taylor ka njoftuar pensionimin pas përfundimit të Kupës së Botës.Taylor, 47 vjeç, i…

17 minutes ago