Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava, dhe Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji kanë përcjellë nga Haga një mesazh mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
None found
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” njoftoi se dy udhëheqësit fetarë kanë shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Sipas platformës, Tërnava dhe Gjergji kanë qenë pranë përfaqësuesve të saj edhe gjatë ditëve të fundit, duke mbështetur atë që “Liria Ka Emër” e përshkruan si të vërtetën historike dhe luftën çlirimtare.
Platforma ka bërë të ditur se gjykimi në Hagë po i afrohet përfundimit dhe ka kërkuar që zëri i Kosovës të përcillet fuqishëm.
Ndërkohë, “Liria Ka Emër” ka rikujtuar qytetarët për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë. Aktiviteti nis në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu” dhe organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe të kërkesës për drejtësi.
Zhvillimet aktuale politike në vend ishte temë e diskutimit të sotëm ndërmjet presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të Ngarkuarës me Punë…
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka kundërshtuar paketën e re fiskale, duke deklaruar se pavarësisht uljes…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PD-së, ku në fokus të diskutimeve është reforma zgjedhore…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjedhjet në Bërvenicë nuk ndikojnë në marrëveshjen me koalicionin VLEN për pozicionet në degën ekzekutive.…
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që bëjnë bartjen dhe…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një…