kosovë

Nënshkrimi i peticioneve në dy komunat veriore, policia: Situata e sigurisë është e qetë

Në dy komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë dhe Leposaviq, të mërkurën ka nisur nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e kryetarëve.

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe atij të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Të lidhura

None found

Përpos EULEX-it që po monitoron situatën nga afër, të angazhuar në mbarëvajtjen e këtij procesi janë edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani në një prononcim për Telegrafin ka thënë se situata e sigurisë është e qetë.

“Gjithçka është në rregull dhe situata është e qetë”, ka deklaruar shkurtimisht ai.

Siç raportojnë mediat lokale në gjuhën serbe, qytetarët që duan të nënshkruajnë peticionin duhet të shënojnë emrin dhe mbiemrin, numrin e letërnjoftimit, adresën, numrin e telefonit dhe
nënshkrimin.

Në grumbullin e qytetarëve janë parë edhe ish-krerët e Listës Serbe dhe ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut nga kjo parti.

të fundit

KRRE ndryshon tarifat e derivateve, rriten çmimet e naftës dhe vajit ekstra të lehtë

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka sjellë vendim për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës.Sipas vendimit të fundit të Komisionit,…

4 minutes ago

Haziri: Kërkesat tona mbeten në fuqi, do të kërkojmë llogari nëse institucionet heshtin

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka bërë të ditur që pavarësisht ndaljes së tubimeve, ai theksoi…

12 minutes ago

Haziri kërkon nga presidentja shqyrtim të kujdesshëm dhe me përgjegjësi të Ligjit për Specialen

Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje presidentes Justina…

13 minutes ago

Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc, në gjykatë po dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtjes

Avokati Millosh Deleviq, mbrojtës i Dragisha dhe Jovan Viqentijeviqit kërkoi pesë minuta pauzë për konsultim me palën mbrojtëse. Në këtë…

13 minutes ago

Krimi i rëndë në Kamëz/ Dy vëllezër u v*anë për një mur rrethues! Çfarë deklarojnë fqinjët

Sherri që shkaktoi vrasjen e dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj dhe plagosjen e tjetrit Shefqet Islamaj nga Ngushëllim Manzi…

15 minutes ago

Lorik Cana mesazh qeverisë: Studentët duhen dëgjuar, përfaqësojnë të ardhmen e vendit

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar për protestat studentore që po zhvillohen sot në Tiranë dhe në qytete…

19 minutes ago