Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, ka deklaruar se situata e sigurisë në këtë pjesë të vendit vijon të jetë e qetë dhe stabile.
None found
Ai bëri të ditur se Policia e Kosovës ka hartuar një plan operacional, i cili është pjesë e urdhrit operativ që zbatohet në të gjithë vendin. Në kuadër të masave për parandalimin e çdo tensioni, policia ka komunikuar edhe me kryetarët e katër komunave në veri.
Sipas Elshanit, me drejtuesit komunalë është diskutuar nevoja për shmangien e provokimeve, festimeve apo çdo veprimi tjetër që mund të perceptohet si cenim i sigurisë në veri.
“Gjendja e sigurisë në veri është e qetë dhe stabile. Megjithatë, duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, kemi vendosur në zbatim një plan operacional në kuadër të urdhrit operativ për të gjithë Policinë e Kosovës. Prej disa ditësh kemi qenë në kontakt me kryetarët e katër komunave të veriut dhe kemi biseduar me ta për rëndësinë që të mos ketë provokime, festime apo veprime të tjera që mund të shihen si provokuese. Deri tani, kjo po respektohet dhe nuk ka ndonjë zhvillim të veçantë për t’u theksuar”, tha Elshani.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës shtoi se situata po menaxhohet dhe se autoritetet nuk kanë evidentuar ndonjë ngjarje të veçantë deri në këtë moment.
Policia e Kosovës do të vijojë monitorimin e gjendjes dhe zbatimin e planit operacional, me synim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në veri të vendit.
VoraTriumfi 4-1 përballë Partizanit mund të quhet edhe ndjesi “çlirimi” për Vorën e cila theu edhe ecurinë prej 5 ndeshjesh…
Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani, në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e…
Baton Zabërgja ka realizuar golin e gjashtë këtë edicion në Superligën e Ukrainës, duke vazhduar paraqitjet e mira me skuadrën…
Oficerët e sigurisë në shkolla, drejtorët e institucioneve arsimore dhe psikologët, janë mbledhur në një takim për të diskutuar masat…
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Efektivët e…
Sherri që shkaktoi vrasjen e dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj dhe plagosjen e tjetrit Shefqet Islamaj nga Ngushëllim Manzi…