Në Stankaj të Rugovës ka vijuar procesi i lirimit të pronave të uzurpuara që administrohen nga Instituti Bujqësor i Kosovës.
Sipas njoftimit të MBPZhR-së, ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka deklaruar se çdo pronë e uzurpuar do t’i rikthehet ministrisë.
None found
MBPZhR bëri të ditur se po vazhdon zbatimin e vendimit të ministrit Armend Muja për lirimin dhe kthimin në posedim të ligjshëm të të gjitha pronave të uzurpuara që janë nën administrimin e Institutit Bujqësor të Kosovës, në kuadër të angazhimit institucional për mbrojtjen e pronës publike dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme është liruar prona e MBPZhR-së – Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj të Rugovës, në përputhje me Marrëveshjen e Ndërmjetësimit nr. ND.nr.430/25, të datës 19.12.2025, e cila është miratuar me Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Sipas ministrisë, ky hap paraqet vazhdim të zbatimit të vendimit të ministrit Armend Muja, me të cilin parashihet që çdo pronë e Institutit Bujqësor të Kosovës e uzurpuar ose e shfrytëzuar pa bazë ligjore t’i kthehet posedimit të ligjshëm të Ministrisë, në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe përmes procedurave të rregullta ligjore.
MBPZhR theksoi se do të vazhdojë me identifikimin, lirimin dhe mbrojtjen e të gjitha pronave që ka në administrim, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative për të garantuar menaxhim të përgjegjshëm të pasurisë publike.
Po ashtu, ministria u ka bërë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të paautorizuar të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës që të respektojnë dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve kompetente, në mënyrë që të mundësohet zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e pasurisë publike.
Tetë ditë pas tërmeteve të forta që goditën Venezuelën më 24 qershor, një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat…
Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja kanë siguruar kualifikimin në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar…
Senegali u eliminua në mënyrë dramatike nga Kupa e Botës 2026, pasi shpërdoroi epërsinë prej dy golash ndaj Belgjikës për…
MPB njofton se ka ndaluar një 61-vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka sulmuar një nënpunës policor."Zyra e Jashtme…
Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit,…
Prokuroria ka konfirmuar se të përfshirët në plagosjen që ndodhi sot në Podujevë janë daja me nipin, si dhe një familjar…