Endrit Nika është deklaruar përsëri i pafajshëm në seancën e rigjykimit për vrasjen e të dashurës së tij, shtetases argjentinase, ngjarje e ndodhur në Fushë-Kosovë gjatë vitit 2023.
None found
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Hamiti, Nika dha një përgjigje të shkurtër: “I pafajshëm”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Seanca vijoi me paraqitjen e fjalëve hyrëse nga palët në procedurë.
Trupi gjykues që po shqyrton rastin përbëhet nga Gazmend Bahtiri, në cilësinë e kryetarit, si dhe nga anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.
Aktakuza, e ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e ngarkon Endrit Nikën se më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një konflikti të mëparshëm me të dashurën e tij, tashmë të ndjerën M.K-U., e kishte goditur vazhdimisht dhe ishte përpjekur ta përplaste me veturë në parkingun jashtë hotelit.
Sipas aktakuzës, pasi të dy hynë në hotel dhe në dhomën ku po qëndronin, i pandehuri, me qëllim privimin nga jeta të M.K-U., e vazhdoi përleshjen dhe goditjet ndaj saj. Ai dyshohet se e kishte shtyrë të ndjerën drejt një qosheje të dhomës, ku ajo nuk kishte mundësi të largohej, dhe, si pasojë e goditjeve e shtyrjeve, kishte nxjerrë kornizën e dritares, duke e hedhur atë nga kati i gjashtë i hotelit.
M.K-U. ndërroi jetë në QKUK për shkak të lëndimeve të marra, pavarësisht trajtimit mjekësor.
Nika akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, e përcaktuar në nenin 173, paragrafin 1, pikën 1.3 të Kodit Penal.
Jemi në javën e Kombëtares! Pas shkëputjes së përkohshme nga Superiore që mbylli javën e 11-të të sajën, nga sot…
Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin spanjoll, duke vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në La Liga pas paraqitjes…
Mauricio Pochettino është shfaqur si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, ndërsa e ardhmja e Michael Carrick…
Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…
Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…
Askush përveç Bullgarisë nuk ka pretenduar se protokolli i dytë është pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me…