Categories: kosovë

Në kërkim nga Policia i dyshuari për vrasjen e hoxhës në Dragash

Beshir Hamza dyshohet se është personi i përfshirë në vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Zlipotok të Dragashit, mëson media.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje mes disa personave, ku viktima G. T. dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë dhe si pasojë ka marrë plagë fatale.

Të lidhura

None found

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 23:15. Kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka hasur 46-vjeçarin të shtrirë në gjendje të rëndë, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash ka konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

Pas kryerjes së ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit dhe ende ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës në Dragash, përmes njësive patrulluese dhe në bashkëpunim me njësitet rajonale, po zhvillon kërkime intensive për ta lokalizuar dhe arrestuar atë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, komandanti i Stacionit Policor në Dragash dhe Prokurori kujdestar, ndërsa veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të vrasjes po vazhdojnë.

të fundit

A iu hoq padrejtësisht Gjermanisë një rast i pastër? Gjyqtari ndali çuditërisht pasimin ideal të Neuerit ndaj Paraguait

Në ndeshjen e fazës së 1/16-tës së Kupës së Botës midis Gjermanisë dhe Paraguait, ndodhi një incident i çuditshëm me…

6 minutes ago

Braga zyrtarizon Adrian Bajramin, ish-mbrojtësi i Benficas firmos deri në verën e 2031

Adrian BajramiVetëm para pak minutash, klubi i Bragës ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit shqiptar Adrian Bajrami, i cili ka firmosur…

12 minutes ago

Mos procedoni studentët/ Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Jemi në protestë, kërkesat tona janë të qarta (VIDEO)

Teksa Kuvendi vijon punimet në seancën e radhës plenare, qytetarët protestojnë jashtë ambienteve të Parlamentit. Ndërkohë, studentët kanë zgjedhur një…

17 minutes ago

Protestë me ironi para Kuvendit, demonstruesit përpiqen të çojnë një kosh mbeturinash te hyrja

Një moment tensioni është regjistruar sot në protestën që po mbahet para Kuvendit. Teksa disa prej protestuesve kanë marrë një…

20 minutes ago

Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, përcaktohen kategoritë që përfitojnë dhe ato që përjashtohen

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, me Dekret nr [...]Read More...

27 minutes ago

Gjendet pranë kufirit me Greqinë një granatë e pashpërthyer me rrezik të lartë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) informon se një granatë artilerie 75 mm nga Lufta e Parë Botërore u gjet…

27 minutes ago