Në 27-vjetorin e vrasjes së Agronit, Mehmetit dhe Ylli Bytyqit, organizata Albanians For America i ka përkujtuar tre vëllezërit, duke kërkuar që përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e ekzekutimit të tyre të përballen me drejtësinë.
None found
Në një reagim të publikuar në Facebook, organizata thekson se tre vëllezërit shqiptaro-amerikanë u ekzekutuan në mënyrë mizore nga strukturat shtetërore serbe, pasi më herët ishin arrestuar dhe dënuar me burg nga autoritetet e Serbisë.
“Edhe pas 27 vitesh, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtij krimi nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Pavarësisht premtimeve të përsëritura të zyrtarëve serbë dhe kërkesave të pandërprera të Shteteve të Bashkuara, familja Bytyqi vazhdon të presë drejtësi, ndërsa Serbia vazhdon të mos japë përgjigjen që i detyrohet të vërtetës dhe ligjit.
Albanians For America nderon sakrificën e Agronit, Mehmetit dhe Yllit Bytyqi dhe rithekson se vendosja e drejtësisë nuk është vetëm një detyrim ndaj familjes së tyre, por edhe një provë e gatishmërisë së Serbisë për të marrë përgjegjësi për një krim të kryer nga strukturat e saj shtetërore“, thuhet tutje.
Ilir Daja dhe Dejvi BreguNdërsa pritej që sulmuesi Dejvi Bregu të rinovonte me Dinamon dhe të ishte në dispozicion të…
Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka qenë prezent këtë të premte në Vlorë për të prezantuar Raportin Vjetor të Avokatit…
Samiti i fundit i NATO-s i mbajtur në Ankara ka lënë, përtej debateve të ndërlikuara strategjike mbi sigurinë ndërkombëtare, edhe…
Aktorja spanjolle, Ester Exposito, ka folur për vëmendjen e madhe që po merr jeta e saj private, veçanërisht pas raportimeve…
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vlerësuar paraqitjet e Lamine Yamal në Kupën e Botës 2026, duke thënë…
Këngëtari i ri hip-hop nga Shkupi, Besir Mustafa, i njohur si SPRINGI, ka publikuar këngën e re, "Kur me tjetrin…