Categories: kosovë

Kurti: Vëllezërit Bytyqi mbeten provë e krimeve serbe kundër shqiptarëve

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka thënë se Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi janë një provë e drejtpërdrejtë e krimeve që shteti serb ka kryer ndaj shqiptarëve, ndërsa mungesa e drejtësisë për vrasjen e tyre, sipas tij, vazhdon të mbetet një peshë e rëndë.

Të lidhura

None found

Në një mbledhje përkujtimore të organizuar të enjten në mbrëmje në ballkonin e kryeministrisë, me rastin e 27-vjetorit të vrasjes së tyre, Kurti u shpreh se rrëfimi i tre vëllezërve është një histori atdhedashurie, sakrifice dhe përkushtimi për lirinë.

Ai rikujtoi se Ylli, Agroni dhe Mehmeti, të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të njësitit vullnetar “Atlantiku”. Sipas tij, pas mbarimit të luftës ata u arrestuan nga policia serbe dhe më pas u vranë nga aparati shtetëror serb, edhe pse e kishin vuajtur dënimin prej 15 ditësh burg. Trupat e tyre u zbuluan në vitin 2001 në varrezën masive në Petrovo Sello, në serbi, së bashku me trupat e shqiptarëve të tjerë të vrarë nag serbët gjatë luftës së Kosovës.

“Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë e mungesës së plotë të vullnetit të Serbisë për të dhënë përgjegjësi për krimet e kryera”, tha Kurti.

Ai theksoi se kalimi i viteve nuk e pakëson aspak obligimin për drejtësi.

“ Përkundrazi, çdo vit që kalon e bën edhe më të rëndë barrën e pandëshkueshmërisë”, deklaroi ai.

Kurti nënvizoi se Kosova do të vazhdojë të kërkojë sqarimin e plotë të këtij rasti dhe dënimin e përgjegjësve, duke kujtuar se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vazhdimisht drejtësi për këtë krim.

Ai përmendi gjithashtu edhe domethënien simbolike që vëllezërit Bytyqi kanë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Vëllezërit Bytyqi e lidhnin në mënyrë të veçantë Republikën e Kosovës, kombin shqiptar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata ishin shqiptarë dhe amerikanë. Bij të Kosovës dhe qytetarë të Amerikës. Në jetën dhe sakrificën e tyre bashkoheshin dy vende të lidhura me miqësi historike dhe me përkushtimin ndaj lirisë”, deklaroi Kurti.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ai tha se Qeveria e Kosovës do ta vazhdojë angazhimin për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë për vëllezërit Bytyqi, duke këmbëngulur që para drejtësisë të dalin si urdhërdhënësit, ashtu edhe ekzekutorët e vrasjes së tyre.

të fundit

Rikthimi i fuqishëm në ekran/ ‘Big Brother Vip Kosova 5’ drejt nisjes, moderatori Alaudin Hamiti zbulon detajin e ri nga prapaskenat

“Big Brother VIP Kosova 5” po i afrohet gjithnjë e më shumë rikthimit në ekran, ndërsa përgatitjet për edicionin e…

24 seconds ago

Mesazhi emocional i Messit pas ndeshjes së fundit me Argjentinën

Lionel Messi ka dhënë një mesazh emocional pas asaj që e ka përshkruar si ndeshjen e tij të fundit me…

31 seconds ago

Largohet deponia ilegale në Prekaz, Pacolli paralajmëron ndëshkime të ashpra

Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar për një aksion për pastrimin e një deponie ilegale të mbeturinave në Prekazin e Epërm,…

3 minutes ago

The old system must be brought down,” Arlind Qori: Kosovo shows that the country can have an incorruptible prime minister

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Oponencë në News24 foli për qeverinë shqiptare dhe protestat, që…

5 minutes ago

3-year-old girl dies in Kurbin after being accidentally hit by her father’s agricultural vehicle

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur…

5 minutes ago

Infeksionet lidhen me rreth një në tetë raste kanceri në botë

Infeksionet e zakonshme shkaktojnë rreth 1 në 8 raste të kancerit në botë, sipas një studimi të ri, duke nxjerrë…

5 minutes ago