Të hënën, më 2 nëntor, llogaritë zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook dhe X u rikthyen me publikime. Sipas ekipit të tij mediatik, ato do të shërbejnë për të vënë në dispozicion të publikut një arkiv të veprimtarisë së tij shtetërore.
Në këtë arkiv do të përfshihen fotografi, video, dokumente dhe materiale të tjera historike nga koha kur Thaçi mbante postet e kryeministrit dhe të presidentit, deri në përfundimin e mandatit presidencial më 2020. Materialet do të përzgjidhen dhe do të publikohen nga ekipi mediatik.
None found
Siç ka sqaruar ekipi, përmbajtjet e publikuara nuk do të shoqërohen me komente, interpretime apo qëndrime mbi zhvillimet politike aktuale.
Rikthimi i publikimeve nisi me një përkujtim për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, me rastin e përvjetorit të rënies së tyre. Postimi sjell sërish një shkrim të vitit 1992 të Thaçit, i cili asokohe ishte drejtues studentor. Ai shkrim i kushtohet orës përkujtimore të mbajtur më 3 nëntor 1992 në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Prej nëntorit të vitit 2020, Thaçi mbahet në paraburgim në Hagë. Aktgjykimi i shkallës së parë për të, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin u dha nga Dhomat e Specializuara më 16 shtator. Pritet që mbrojtja ta kundërshtojë këtë aktgjykim në Apel.
Më 16 shtator, edhe Qeveria e Kosovës bëri të ditur se projektbuxheti 2027 parashikon mbështetje më të madhe për ekipet mbrojtëse të katërshes. Për fazën e Apelit, strategjia do të përgatitet nga një grup pune nën drejtimin e Glauk Konjufcës.
Barcelona pritet të përballet me kushte të pafavorshme atmosferike në ndeshjen e së martës ndaj Aston Villës në Ligën e…
Një fëmijë ka humbur jetën nga fruthi në shtetin e Nju Jorkut, duke shënuar viktimën e parë nga kjo sëmundje…
Mbi 53 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026 në SHBA, duke shënuar…
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i…
Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat e qeverisë, thotë se vizita e ministrit Timço Mucunski në…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar znj. Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e…