Partia Demokratike e Kosovës pritet ta dërgojë në Kuvend, gjatë javës së ardhshme, nismën për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas informacioneve të televizionit Dukagjini, iniciativa vjen pas vendimit dënues ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
None found
Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim, vendim me të cilin, sipas raportimit, nuk pajtohet askush. Për këtë arsye, po shqyrtohet mundësia e ndërhyrjes në legjislacionin që rregullon veprimtarinë e Gjykatës Speciale.
Vendimi për katërshen e UÇK-së u shpall në emër të popullit të Kosovës.
Çështja kryesore që ngrihet është nëse Ligji për Gjykatën Speciale mund të ndryshohet. Avokati i akredituar në këtë gjykatë, Skender Musa, ka thënë se Neni 65, paragrafët 1 dhe 2, përcaktojnë procedurën për ndryshimin e ligjit.
“Neni 65, paragrafi 1 dhe 2 e parashohin mënyrën e ndryshimit të ligjit, por nëse shkohet vetëm me ndryshimin e ligjit, konsideroj që është pak, për shkak se Dhomat e Specializuara në kuadër të vet kanë edhe Gjykatën Kushtetuese me kompetencë që t’i anulojë edhe ligjet edhe vendimet e Kosovës kur kanë të bëjnë me punën e Dhomave të Specializuara”, ka deklaruar Musa.
Sipas tij, për një ndryshim të mundshëm kushtetues do të kërkoheshin edhe votat e deputetëve nga komunitetet jo shumicë, përfshirë Listën Serbe.
“Me pas sukses ndryshimi pa u prekur pavarësia e Gjykatës dhe me u ndryshu amendamenti kushtetues duhet 2/3 e deputetëve shumicë, pra shqiptarë, dhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve, serbë dhe komunitete tjera, pra juridikisht ndryshimi është i mundshëm”, është shprehur Musa.
Edhe avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se në ligj ka dispozita që nuk përputhen me Kushtetutën.
“Ekzistojnë një varg dispozitash të cilat janë në shpërputhje me Kushtetutën, siç është çështja e dënimeve, pastaj kemi edhe mungesë të mekanizmit të mbikëqyrjes së kësaj gjykate. Të gjitha këto mund të bëhen në një procedurë legjislative në Kuvend, nën supozimin që ka vullnet për ta bërë, pavarësisht që është relativisht vonë”, ka theksuar ai.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi një ditë më parë se partia ka siguruar 22 nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.
Sipas të dhënave të siguruara nga televizioni, nisma mund të përfshijë ndryshime që lidhen me shkallën e dytë të Gjykatës Speciale, përkatësisht me Apelin, në mënyrë që procedurat të zhvillohen në Kosovë.
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…
Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…
Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…
Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…
Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…