Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka sjellë në vëmendje kujtime të dhimbshme nga lufta, duke folur për sakrificën e të rinjve që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Gjatë një interviste në emisionin “Sol” të Klan Kosovës, Kadrijaj u përlot teksa përshkroi trimërinë dhe vendosmërinë e ushtarëve të UÇK-së që përballeshin me rrezikun në vijat e para të frontit.
None found
“Ishin djem të rinj, plot vullnet dhe energji. Nuk e njihnin frikën dhe shkonin në vijën e parë duke kënduar. Ndoshta në mbrëmje nuk ktheheshin më”, tha ajo mes lotësh, duke shprehur dhimbjen që ndien sot për mënyrën se si trajtohen këta njerëz.
Kadrijaj tregoi gjithashtu për kushtet e jashtëzakonshme në të cilat u përballën me plagët e luftës, në një kohë kur mungonin pajisjet bazë mjekësore. Sipas saj, gjaku merrej drejtpërdrejt nga një person dhe i transfuzohej tjetrit, ndërsa në situata kritike ndërhyrjet kryheshin me mjete të improvizuara për t’u shpëtuar jetën ushtarëve.
“Dikujt nga ushtarët iu pre dora me sharrë druri. Nëse ajo dorë nuk do t’i ishte prerë për shkak të granatave, ai do të kishte vdekur. Sot është gjallë dhe ka mbijetuar pa atë dorë. Ka ushtarë që, kur i shoh sot, habitem që janë ende gjallë dhe nuk e di si kanë mundur t’i përballojnë ato plagë”, rrëfeu ajo.
Ajo kujtoi edhe takimin e parë me Ramush Haradinajn në front, duke vlerësuar përpjekjet e tij për krijimin e një salle të improvizuar operacioni, ku shërbenin kirurgë dhe vullnetarë. Në rrëfimin e saj përmendi edhe gratë që, mes krismave, angazhoheshin për t’u siguruar ushqim ushtarëve.
Sot rreth orës 02:00, SPB Strumicë u njoftoi se në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, në afërsi të fsh. Radiçevë, Komuna e…
Në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet, një autobus po transporton pjesëtarë të komunitetit rom nga Mitrovica drejt Serbisë…
Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim tejet emocional dhe prekës për përjetimet e rënda…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, po shqyrton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Itali, pavarësisht se zyrtarisht qeveria…
Aktivistja Eva Pango ka lënë Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mori trajtim mjekësor pasi u godit në sy nga…
Protestues të shumtë kanë nisur të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave…