kosovë

Ndërron jetë në moshën 52-vjeçare zyrtari i Ministrisë së Jashtme në Kosovë

Arben Rugova, ish-gazetar dhe zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Rugova ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai do të përcillet për në banesën e fundit, ditën e enjte në vendlindjen e tij Hakaj, komuna Plavë, Mal i Zi, ora 15:00.

Të lidhura

None found

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën, më datën 18 mars 2024, në moshën 52-vjeçare ndërroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjten, më 21 mars, në orën 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mal i Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars, në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielën, më datën 24 mars, në Hotel Grand, prej orës 9:00 deri në orën 17:00. Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena”, shkruhet në njoftimin e familjarit të tij, Ragip Rugova.

Lidhur me vdekjen e Rugovës ka reaguar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e cila ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan Rugova do të mbetet gjithmonë njeri i dashur, i respektuar dhe punëtor.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin.
Arbeni do të mbetet për ne një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor”, shkruan ministrja në Facebook.

të fundit

Aksident në Kosovë/ Plagosen 5 persona, mes tyre dhe dy efektivë policie

Pesë persona, përfshirë dy zyrtarë policorë, janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në…

3 minutes ago

Trump mbyll dy takime kyçe në Uashington me Zelenskyn dhe Netanyahun, në qendër krizat ndërkombëtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë këtë të martë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky,…

4 minutes ago

Andrea Pirlo thyen heshtjen pas dështimit për stolin e Italisë: Marrëveshja me Fonbet është thjesht komerciale

Partneriteti komercial i Andrea Pirlos me kompaninë ruse të basteve Fonbet është arsyeja e kaosit që vazhdon të mbretërojë në…

10 minutes ago

Paralajmërimi i meteorologes: Vala e tretë e të nxehtit do të sjellë 42°C në javën e parë të gushtit

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria…

20 minutes ago

Smuggling busted in Bogorodica, 5,000 cigarette packs hidden among stone wool

Në një aksion të doganierëve në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë kontrollit të një automjeti transportues me vlerë nëntë milionë denarë,…

22 minutes ago

Macron paralajmëron: Flakët në Francë janë më të rëndat që nga Lufta e Dytë Botërore

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se zjarret që kanë përfshirë zonën pranë qytetit të Bordeaux janë më të…

22 minutes ago