Categories: sport

Andrea Pirlo thyen heshtjen pas dështimit për stolin e Italisë: Marrëveshja me Fonbet është thjesht komerciale

Një kontratë reklamimi me kompaninë ruse të basteve Fonbet është bërë pengesa kryesore që e la Andrea Pirlon jashtë stolit të kombëtares italiane, duke shkaktuar një stuhi polemikash në futbollin e këtij vendi.

Të lidhura

None found

Italia, që mbeti jashtë Botërorit për të tretin edicion radhazi, e kishte identifikuar Pirlon si njeriun e duhur për t’i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm kësaj skuadre katër herë kampione bote dhe dy herë fituese të Europianit. Por planet sportive u përplasën me politikën dhe italiani mbeti pa këtë mundësi.

Para se të shpërthente gjithçka, ai kishte arritur një marrëveshje paraprake me Federatën Italiane të Futbollit për një mandat katërvjeçar, me një pagë vjetore rreth 1.5 milionë euro, plus shpërblime shtesë.

Pas refuzimeve të Carlo Ancelottit dhe Pep Guardiolës, zgjedhja ra mbi Pirlon, i cili pranoi një projekt ambicioz që synonte të paktën Botërorin e vitit 2030. Por më pas doli në pah angazhimi i tij si ambasador global i Fonbet.

Vetë partneriteti nuk shkelte ligjin. Si një individ i pavarur, Pirlo kishte të drejtë të firmoste një marrëveshje tregtare me këtë kompani. Megjithatë, roli i trajnerit të përfaqësueses italiane nuk lejon mbajtjen e kontratave aktive publicitare me operatorët e basteve, çka do të thoshte se ai duhej ta zgjidhte atë bashkëpunim para nënshkrimit me Federatën.

Çështja mori shpejt ngjyrime politike pas ndërhyrjeve të zërave të fuqishëm të skenës italiane. Kreu i partisë Azione, Carlo Calenda, deklaroi se individët që u përfshinë në propagandën ruse pas vitit 2022 nuk janë të denjë për poste kombëtare.

Në kritikat u përfshi dhe nënkryetarja e Parlamentit Europian, Pina Picierno, e cila shprehu bindjen se imazhi i Pirlos ka shërbyer për të zbutur perceptimin mbi regjimin e Vladimir Putinit.

Benedetto Della Vedova nga +Europa e thirri të prishte kontratën me Fonbet, ndërsa Mauro Berruto i Partisë Demokratike theksoi se edhe thjesht lidhja e trajnerit të ri me industrinë e lojërave të fatit përbën një problem serioz.

I gjithë ky zhurmë e detyroi Pirlon të dalë nga heshtja pasi mori vesh se emri i tij ishte hequr nga lista e kandidatëve.

“Nga nderimi për institucionet, Federatën dhe gjithë të përfshirët, zgjodha të rri në heshtje, por pasi mbrëmë mora vesh se nuk jam më në garë për drejtimin e Italisë, mendoj se duhet të bëj disa sqarime”, u shpreh ai.

“Bashkëpunimi profesional që ngjalli gjithë këto diskutime filloi gjatë periudhës sime në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka karakter thjesht tregtar e sportiv. T’i japësh kësaj marrëveshjeje një peshë politike do të thotë të më veshësh bindje që nuk i kam thënë asnjëherë dhe që nuk janë të miat”, shtoi ai.

“Më vjen keq që një vendim me thelb sportiv u shndërrua kaq shpejt në një debat publik ku m’u ngarkuan pikëpamje dhe synime që nuk më përkasin”, shkroi Pirlo në llogarinë e tij në Instagram.

Ndërkohë, Italia vazhdon ta kërkojë ende trajnerin e ri. Sipas burimeve nga vendi, emrat që kryesojnë tani listën e favoritëve janë Roberto Mancini dhe Antonio Conte.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago