Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë paraqitur prova të reja lidhur me sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit. Fatmir Ademi, biolog në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe dëshmitari i dytë në këtë proces, deklaroi se në një fitil kabllondezës janë identifikuar mostra të ADN-së së të pandehurit Jovan Viqentijeviq në 20 nga 24 lokuset e gjeneve të analizuara.
None found
Ademi shpjegoi se personat e përfshirë në analizë ishin koduar me shifrat S1 dhe S2 për Jovan Viqentijeviqin, ndërsa S3 dhe S4 për Dragishën, dhe se përputhjet me provat përkatëse ishin pasqyruar në raportin e ADN-së. Sipas tij, në konkluzionin numër 5 përfshiheshin edhe tri dëshmi të marra në vendin e ngjarjes, nga të cilat ishin përftuar profile të përziera të ADN-së që më pas ishin kontrolluar manualisht.
Ai bëri të ditur se dëshmia numër 4 përshkruhej si një fitil kabllondezës me gjatësi 60 metra. Gjatë ekzaminimit të tij, ekspertët kishin dalluar gjurmët e personit S1, Jovan Viqentijeviqit, në 20 prej 24 lokuseve të gjeneve të kontrolluara.
Eksperti deklaroi se analizat janë kryer duke përdorur metodat më të avancuara shkencore, të cilat janë të validuara dhe mbështeten në procedura të shkruara që zbatohen njësoj nga secili ekspert. Për procedurën krijuese të përcaktimit të sasisë, sipas tij, është përdorur instrumenti One Studio Test.
Të njëjtat gjetje janë konfirmuar edhe nga një ekspertizë e kryer në laboratorin e Romës. Ademi tha se ndërmjet raportit të kolegëve italianë dhe atij të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë nuk kishte kundërthënie.
Sipas tij, raporti italian vetëm sa e kishte fuqizuar sinjalin e identifikuar nga ekspertët kosovarë për praninë e gjurmëve të personit në fjalë. Ai sqaroi se kolegët italianë, përmes softuerit dhe metodave të tyre shkencore, kishin lidhur personin S1 me njërin nga kontribuesit në përzierjen e ADN-së së tre personave.
Në ekspertizë thuhet se gjurmët kryesore i përkisnin të akuzuarit. Ademi deklaroi se personi S1 ishte kontribuesi kryesor në përzierje dhe se gjurmët më të mëdha ishin të Jovan Viqentijeviqit, ndërsa sasi më të vogla u përkisnin dy personave të tjerë të paidentifikuar.
Seanca u ndërpre nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismajli, pasi mbrojtja njoftoi se nuk ishte përgatitur për t’i parashtruar pyetje dëshmitarit. Ismajli deklaroi se seanca e sotme përfundonte me kaq dhe se procesi do të vazhdonte nesër në orën 13:30. Seanca e radhës do të mbahet të martën në orën 13:30.
Në seancën e zhvilluar më 9 korrik, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm dhe kishin refuzuar leximin e aktakuzës.
Prokuroria Speciale pretendon në aktakuzë se më 29.11.2024, në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc”, i pandehuri Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, pas një marrëveshjeje paraprake kishin vendosur brenda kanalit rreth 20 kilogramë eksploziv të llojit Trinitrotoluene “TNT”.
Sipas akuzës, vëllezërit Viqentijeviq e kishin aktivizuar lëndën shpërthyese përmes një çante të lidhur me litar në një shtyllë betoni. Shpërthimi kishte dëmtuar rëndë strukturën prej betoni të kanalit “Ibër Lepenc”, kishte ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm, kishte vënë në rrezik prodhimin e energjisë elektrike dhe i kishte shkaktuar ndërmarrjes “Ibër Lepenc” dëm prej 376,774.70 eurosh.
Aktakuza i ngarkon të pandehurit Viqentijeviq me veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike”, të parashikuar nga neni 122, në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”.
Një prekje e rastësishme në shpatull dyshohet se është bërë shkak për përplasjen mes dy grupeve të rinjsh në Durrës,…
Kriza institucionale që ka pasuar zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha politike në vend, ndërsa…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…
Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Francën dhe Spanjën, të cilat po përballen me zjarre të përmasave…
Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë…
Pas Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën marrjen…