Politikanë të shumtë kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta e aktorit dhe regjisorit të madh, Rikard Ljarja.
Kryeparlamentari Ruçi shprehet se me “veprën e vet, Ljarja na la kumtin se madhështia krijohet prej thjeshtësisë dhe përsosmëria prej përkushtimit”.
None found
“Iku një emblemë e kinematografisë dhe artit shqiptar, që krijoi për të gjithë ne figura vetëmohuese. Rikard Ljarja është pjesë e vetëdijes artistike të kombit. Ne jemi rritur me personazhet e Ljarjes midis nesh. Ai ka frymëzuar e do të frymëzojë brezat me jetën dhe me personazhet e tij. Me veprën e vet, Rikard Ljarja na la kumtin se madhështia krijohet prej thjeshtësisë dhe përsosmëria prej përkushtimit. Peng për të gjithë ne që nuk e përcjellim siç e meritonte.”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
Ndërkohë, edhe presidenti Ilir Meta është shprehur ngushëllimet e tij.
“Si një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues, të cilët aq shumë e deshën artin dhe Shqipërinë, ky largim në amëshim i Rikardit të madh na ka pikëlluar të gjithëve!
“, shkruan Meta.
Postimi
I hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, skenaristit e regjisorit të mirënjohur, Rikard Ljarja.
Pa fjalë nga dhimbja për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e Tij, për teatrin dhe kinematografinë shqipare, por për të gjithë brezat që u rritën dhe duartrokitën talentin e veçantë dhe personazhet e paharruara të luajtura mjeshtërisht prej Tij.
Si një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues, të cilët aq shumë e deshën artin dhe Shqipërinë, ky largim në amëshim i Rikardit të madh na ka pikëlluar të gjithëve!
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ljarja, Marjetën e dashur, fëmijët, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë artdashësit shqiptarë.
Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar si vetë trashëgimia e çmuar që la pas me talentin, pasionin dhe krijimtarinë e shkëlqyer!
Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar panik në Athinë, pasi një pallat katërkatësh u shemb në zonën e Petralonës.Pas incidentit,…
Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka folur për gjendjen shëndetësore të personave të plagosur si pasojë e aksidentit…
Eurodeputetja e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, Cristina Guarda, ka deklaruar se protestat qytetare në Shqipëri po dërgojnë…
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për aksidentin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në aksin Kashar-Tiranë, ku humbi jetën…
Studiuesit kanë zhvilluar një inteligjencë artificiale që optimizon hamburgerët në mënyrë individuale sipas shijes, vlerave ushqyese dhe qëndrueshmërisë. Në…
Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të mund të bisedojnë duke përdorur emra përdoruesi pa zbuluar numrin e tyre…