Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur sërish me qytetarë, të cilët janë mbledhur në natën e pesëmbëdhjetë të protestave kundër aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
None found
Gjatë tubimit, protestuesit vendosën mbishkrimin “Bac s’u kry”, si shenjë përkrahjeje për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, të dënuar më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara në Hagë me gjithsej 81 vjet heqje lirie.
Pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa deklaruan se vendimi i Gjykatës Speciale “nuk është në emrin e tyre”.
Një thirrje iu drejtua edhe Qeverisë së Kosovës, nga e cila u kërkua që para datës 6 tetor të procedojë me urgjencë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ndërkohë, platforma Liria ka Emër ka paralajmëruar një tjetër protestë për nesër në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 16:00. Tubimi do të mbahet në shenjë revolte ndaj vendimit të Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta kundër vendimit të Speciales janë zhvilluar edhe jashtë Kosovës, në Shkup, në disa qytete të SHBA-së, si dhe në Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri. Protesta të reja janë paralajmëruar edhe në Bruksel më 10 tetor.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka shënuar një…
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka publikuar një tjetër letër të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila mbeti e…
Kriza politike dhe vonesat në zbatimin e reformave evropiane i kanë kushtuar vendit me humbje të performancës në sundimin e…
Prokuroria Themelore në Pejë ka reaguar përsëri lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt, duke sqaruar veprimet e ndërmarra nga…
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, foli me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, në Kryesinë…
nga Andi Bushati Goditja e fortë që mori partia shtet e Aleksndar Vuçiçit në zgjedhjet e të dielës në Serbi…