Categories: kosovë

Nasim Haradinaj kërkon mbledhjen e Kuvendit të Kosovës pas vendimit dënues në Hagë

Pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ish-drejtuesi i Organizatës së Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, deklaroi se Kuvendi i Kosovës do të duhej të mblidhej.

Të lidhura

None found

Haradinaj shprehu pakënaqësinë që parlamenti ende nuk ka zhvilluar një mbledhje. Ai theksoi se ky është qëndrimi i tij personal, ndërsa të tjerët mund të kenë mendim ndryshe.

I pyetur nëse po kërkonte një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale, Haradinaj u shpreh se një individ mund të shpallet fajtor, por nuk duhet të ketë dënim kolektiv.

Sipas tij, një hap i tillë do të ishte i drejtë, pasi kontratën e prish pala që e shkel e para dhe, në këtë rast, nuk ishin ata që e kishin thyer. Haradinaj sqaroi se çështja nuk lidhej vetëm me dënimet, por me cenimin e dinjitetit dhe goditjen e motiveve të njerëzve për liri, si dhe të krenarisë së brezave të rinj për ushtrinë që kishin krijuar.

Ai shtoi se mund të jetë vetë fajtor dhe të dënohet, por kundërshtoi që përgjegjësia të shtrihet në mënyrë kolektive. Haradinaj tha se, pavarësisht përpjekjeve për ta paraqitur procesin si gjykim ndaj individëve dhe jo ndaj një partie, vendimi përfundimtar përbënte, sipas tij, dënim për të gjithë popullin.

Gjatë ditës, dhjetëra qytetarë u mblodhën në protestë përpara ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, pas shpalljes fajtorë të katër ish-eprorëve të UÇK-së.

Situata gjatë protestës u tensionua, ndërsa disa pjesëmarrës qëlluan me gurë ndërtesën e Qeverisë dhe thyen disa xhama.

të fundit

Blick i bën thirrje Federatës Zvicerane të reagojë ndaj interesimit të Shqipërisë për Lutfi Dalipin dhe Samuel Krasniqin

Kombëtarja e Shqipërisë është e fokusuar në afrimin e dy talentëve që po shkëlqejnë në Zvicër, pra atë të Vaduzit…

3 minutes ago

Bjellorusi, të paktën 22 të burgosur politikë mbahen në spitale psikiatrike pa afat

Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…

14 minutes ago

Protestuesja para Kryeministrisë: Na trajtuan si të paditur, Rama do të rrëzohet, nëse jo sot, nesër

Një protestuese e pranishme para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim të ashpër, duke kundërshtuar mënyrën se si Policia e Shtetit…

15 minutes ago

Kreditë e reja shtrenjtohen në Maqedoninë e Veriut

Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…

19 minutes ago

Rogert Sterkaj feston 40-vjetorin, ja kush janë ish-banorët e BBVA që e kanë uruar publikisht

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, feston sot një ditë të veçantë, 40-vjetorin e lindjes. Ka qenë vetë…

22 minutes ago

European Democrats call for independent investigation into allegations after protest in Tirana: Torture has no place in Europe

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet…

23 minutes ago