Arbërie Nagavci, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka kërkuar Partisë Demokratike të Kosovës të bëjë të qarta ndryshimet që synon në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të kthyer në Kuvend nga presidentja.
Sipas Nagavcit, para se të vendoset për hapat e ardhshëm, duhet të specifikohet se cilat nene dëshiron PDK-ja të ndryshojë dhe çfarë përmbajnë propozimet e saj, raporton KosovaPress.
None found
Ajo e ka cilësuar të papërgjegjshme vazhdimin e procedurës parlamentare pa u njohur paraprakisht përmbajtja e saktë e ndryshimeve të synuara.
“Që në propozimet e para të grupit të PDK-së kemi pasur dilema. Është për keqardhje që tashmë jemi kthyer thuajse në pikën zero. Për të vendosur se si të vazhdojmë, duhet t’i dimë kërkesat konkretisht. Përfaqësuesit e PDK-së kanë shprehur synimin për të ndryshuar disa nene, por nuk dimë cilat janë ato dhe çfarë ndryshimesh propozojnë. Duhet një shqyrtim i kujdesshëm. Mendojmë se Kuvendi dhe ata që e nisin këtë proces tregojnë papërgjegjësi të plotë nëse ecin përpara pa e ditur çfarë duan të ndryshojnë”, tha Nagavci.
Javën e kaluar, presidentja Justina Shiroka-Pula e riktheu në Kuvendin e Kosovës Ligjin për Specialen, me kërkesë të PDK-së.
Nagavci foli edhe për mënyrën se si duhet të veprojë Kuvendi pas kthimit të projektligjit nga presidentja. Ajo tha se janë dy rrugë: deputetët mund ta rrëzojnë propozimin presidencial me 61 vota ose ta miratojnë kthimin e projektligjit.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së iu referua gjithashtu një aktgjykimi për rastin Jahjaga, duke thënë se ai nuk parasheh mundësi për amendamentimin apo ndryshimin e ligjit në këtë fazë.
Sipas saj, Komisioni për Legjislacion duhet së pari të shqyrtojë letrën e presidentes dhe më pas t’i paraqesë Kuvendit raport për çështjen.
“Proceduralisht, pas kthimit të projektligjit nga presidentja, Kuvendi ka dy alternativa: me 61 vota mund ta refuzojë propozimin e saj ose mund ta miratojë kthimin e projektligjit. Për këtë çështje ekzistojnë tashmë tri precedentë. Aktgjykimi në rastin Jahjaga thotë se nuk ka mundësi për amendamentim ose ndryshim të ligjit; ai ose rrëzohet, ose mbetet në fuqi. Gjithashtu, dy projektligje të kthyera me të drejtën e vetos nga ish-presidentja Vjosa Osmani nuk janë shqyrtuar dhe janë hedhur poshtë. Këtë çështje duhet ta shqyrtojmë. Kanë kaluar katër javë nga letra e presidentes dhe Komisioni për Legjislacion duhet ta analizojë atë, pastaj t’i dërgojë Kuvendit raportin. Mendoj se kjo kërkon trajtim të kujdesshëm”, theksoi Nagavci.
Egnatia Një largim i bujshëm nga Egnatia! Ky është informacioni që rrodhi në studion e “Megasport”, aty ku u zbulua…
Deputetët e Komisionit për Legjislacion kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila,…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se rikthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, në Kuvend…
Pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve triumfoi përballë Alexandar Vuçiç, ka reaguar Elisa Spiropali. Deputetja socialiste deklaroi se…
Formacioni i javës, Abissnet Superiore“Abissnet Superiore” mbylli javën e 8-të me ndeshjen e së dielës, ku Dinamo mposhti Egnatian 2-1…
Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u…