Arbërie Nagavci, drejtuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka përshëndetur miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Ajo ka thënë se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm për Kosovën në rrugën drejt Zonës Unike të Pagesave në Euro, të njohur si SEPA (Single Euro Payments Area).
None found
Në një postim në Facebook, Nagavci e ka cilësuar zhvillimin si lajm të mirë për qytetarët, bizneset dhe mërgatën, pasi sipas saj krijohen kushtet për përmbushjen e kriterit të fundit ligjor që nevojitet për anëtarësimin e Kosovës në SEPA.
Sipas saj, afrimi me sistemin financiar evropian pritet të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve për transfertat bankare.
Nagavci ka deklaruar se kursimet vjetore mund të jenë rreth 58 milionë euro, të cilat do t’u shërbenin qytetarëve, bizneseve dhe pjesëtarëve të mërgatës që dërgojnë para në Kosovë.
Në fund të reagimit të saj, ajo ka falënderuar deputetët që të enjten e mbështetën me votë këtë ligj, të cilin e vlerësoi të rëndësishëm për ekonominë dhe të ardhmen e vendit.
Nagavci ka theksuar se integrimi në SEPA do ta afrojë Kosovën edhe më shumë me sistemin financiar evropian dhe do të sjellë përfitime për qytetarët, bizneset dhe mërgatën.
LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...
LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...
Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…
Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…
Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…
Në postimin e fundit në rrjetet sociale të klubit të Partizanit, disa minuta para ndeshjes me Laçin, ekipi shfaqet duke…