Më 24 qershor 2026, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) zhvilloi një takim koordinues në kuadër të procesit për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Zhvillim Rajonal Juglindje.
Mbledhja u drejtua nga Zëvendësministri i Parë në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Dula, i cili po ashtu udhëheq këtë proces, me synim bashkërendimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për të çuar përpara themelimin e Qendrës për Zhvillim Rajonal Juglindje.
None found
Të pranishëm në takim ishin Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Arton Konushevci, Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi, Nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Adnan Ademi, përfaqësues të Komunës së Shtërpcës, znj. Arta Ahmeti Xhylani, zëvendësuese e U.D. Sekretares së Përgjithshme të MZHR-së, Drejtori i AZHR Lindje, z. Agim Zeka, Drejtoresha e AZHR Qendër, znj. Mimoza Tafarshiku, drejtorë të drejtorive komunale dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.
Gjatë diskutimeve, u.d. Drejtoreshë e DPKZHR-së, znj. Kreshnike Arifi, paraqiti ecurinë e procesit për themelimin e Qendrave për Zhvillim Rajonal, duke shpjeguar kornizën institucionale, objektivat dhe funksionin e tyre në nxitjen e zhvillimit të balancuar rajonal.
Nga ana tjetër, Drejtoresha e DPAR-së, znj. Shyhrete Kastrati, prezantoi veprimet dhe hapat që kërkohen për zbatimin e Udhëzuesit për Identifikimin e Zonave për Investime Strategjike dhe Studimin e Fizibilitetit për Zhvillim Socio-Ekonomik Rajonal, me theks te identifikimi i potencialeve zhvillimore dhe krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve.
Në këtë takim u trajtuan edhe veprimet e ardhshme për funksionalizimin e Qendrës për Zhvillim Rajonal Juglindje, si dhe pesha që ajo pritet të ketë në bashkërendimin e prioriteteve zhvillimore, përgatitjen e planeve operative rajonale, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si edhe në mobilizimin e fondeve dhe investimeve për rajonin.
Në mbyllje të takimit, pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkomunal për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Zhvillim Rajonal Juglindje, duke e vlerësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm për avancimin e zhvillimit rajonal të balancuar dhe të qëndrueshëm.
Në selinë e Lidhja Demokratike e Kosovës po mbahet një takim i brendshëm i partisë. Në selinë e LDK-së janë…
Në seancën e sotme parlamentare, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve…
Më shumë se 250 zjarrfikës vullnetarë nga të gjitha shoqatat vullnetare aktive të zjarrfikësve në vend morën pjesë në një…
“Persona non grata”, u shpall nga Kosova, ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq. Paunoviq ka…
Klubi kryeqytetas, Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Assane Diattas, duke shtuar një tjetër përforcim në organikën e skuadrës për sezonin…
Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, nuk u ka kërkuar ende falje shqiptarëve të Kosovës për…