Rrustem Mustafa, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 se beson që çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara mund të përmbyllet para 6 tetorit.
None found
“Duhet të vijojmë procedimin e ligjit për të cilin kemi arritur marrëveshje dhe që tashmë ndodhet në Qeveri, në tavolinën e zotit Kurti. Përparësi për vendin është t’i përgjigjet sulmit të orkestruar të bllokut të keq ndaj mekanizmave dhe institucioneve tona. Jam i bindur se kjo mund të bëhet para datës gjashtë; edhe kryeministri është shprehur në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Mustafa.
I pyetur nëse ka shenja pozitive nga kryeministri për këtë çështje, Mustafa u përgjigj se sinjale të tilla ekzistojnë.
Ai foli edhe për takimin me kryeministrin Albin Kurti, të zhvilluar para 16 shtatorit.
“Komunikimi im me zotin Kurti ishte para 16 shtatorit dhe shkoi mirë. Biseduam për bashkëpunimin institucional ndërmjet Partisë Demokratike dhe Vetëvendosjes, dhe e di se ka shumë mundësi”, tha Mustafa.
Mustafa shtoi se miratimi i deklaratës së përbashkët për aktgjykimin dënues në Hagë i jep shpresë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vazhdon të shpreh gatishmërinë e tij për kryetar të LDK-së. Të hënën në një emision…
Probleme me frymëmarrjen, protestuesja nuk ndihet mirë pas gazit lotsjellës! I vijnë në ndihmë protestuesit e tjerë Lajm në përditësim……
Janë publikuar 11-shet bazë të supersfidës Paris Saint-Germain – Barcelona, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e Ligës…
Edhe pse sezoni i ngrohjes filloi 5 ditë më parë, shkollat fillore dhe të mesme në Strugë janë pa ngrohje.…
Ministria e Shëndetësisë kërkoi zgjerim të mbikëqyrjes së Inspektoratit shtetëor sanitar dhe shëndetësor për rastin me Iva Mihaillovën me përfshirje…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një vizitë në Pragë, ku ka diskutuar me përfaqësues të…