Categories: kosovë

Mungesa e kuorumit pengon sërish mbajtjen e mbledhjes së KGJK-së

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ka dështuar të zhvillohet për shkak se nuk u sigurua kuorumi. Në rendin e ditës ishte planifikuar të trajtohej kërkesa e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, bashkë me njoftimet e gjyqtarëve dhe punonjësve administrativë të komunitetit serb për tërheqjen e dorëheqjeve, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Në takimin e parashikuar për sot nuk morën pjesë katër anëtarë të këshillit, ndonëse asnjëri prej tyre nuk kishte dorëzuar kërkesë për pushim.

Kryesuesi i KGJK-së, Rrustem Thaqi, kritikoi mungesën e anëtarëve. Ai bëri të ditur se kishte marrë me email pesë njoftime nga pesë anëtarë, përmes të cilave ishte informuar se katër prej tyre nuk do të merrnin pjesë në takim.

Sipas Thaqit, në njoftimet e tyre, në 12:09, ndër të tjera pretendohej se caktimi i mbledhjes nuk ishte në përputhje me vendimin e KGJK-së. Aty thuhej gjithashtu se këshilli ishte në pushim kolektiv, se nuk ekzistonin rrethana për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme dhe se përcaktimi i takimit duhej të koordinohej mes anëtarëve. Megjithatë, ai theksoi se këshilli nuk ka marrë asnjë vendim për pushim kolektiv.

Thaqi deklaroi se kjo situatë po shkakton vonesa në përmbushjen e përgjegjësive të KGJK-së, përfshirë përfundimin e procedurave disiplinore dhe krijimin e paneleve hetimore sipas kërkesave disiplinore.

Ai theksoi se asnjë prej anëtarëve nuk kishte paraqitur kërkesë për pushim dhe se një sjellje e tillë nuk mund të lejohej. Për pasojë, takimi nuk u mbajt, pasi mungonte kuorumi.

E njëjta çështje kishte nxitur përplasje edhe gjatë mbledhjes së fundit të KGJK-së. Ajo ishte ndërprerë pas debatit ndërmjet anëtarëve për shqyrtimin e kërkesës lidhur me tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit të komunitetit serb në veri të vendit.

të fundit

E ardhmja e Kombëtares shqiptare, firmos si profesionist me gjigantët e Premier Ligë: “Djall” i goditjeve të dënimit

Armend Muslika ka firmosur kontratën e parë si profesionist me Totenhem Hotspur. Ky është raportimi nga Anglia për 17-vjeçarin e…

40 seconds ago

VLEN: For 22 Years, DUI Failed to Pass the Law on Equitable Representation; Now It Is Obstructing It

VLEN ka dalë me një deklaratë për media pas akuzave të BDI-së për shkelje të Marrëveshjes së Ohri dhe të…

3 minutes ago

LSDM seeks accountability from Mickoski, Klekovski and Toshkovski over poisoning in Gostivar and Macedonia

Nga LSDM thonë se i gjithë qyteti i Gostivarit u helmua, mbi 4.000 njerëz u përballën me pasoja shëndetësore nga…

4 minutes ago

Foster” medication once again available to insured patients in North Macedonia without additional cost, Health Ministry announces

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njofton se nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin…

4 minutes ago

GLPS Appeals for Immediate Formation of Assembly Within Constitutional Deadlines

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka kërkuar nga partitë parlamentare që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konstituimin e…

5 minutes ago

War crimes indictment in Gjakova, Gacaferi: Former governments waited 8-10 hours for Radoičić’s confirmation

Anëtari i partisë Guxo, Luan Ibrahim Gacaferi në një postim të tij në facebook ka shkruar se krimineli dhe vrasësi…

5 minutes ago