Categories: kosovë

Muçiqi: Zgjedhjet e reja mund t’i kushtojnë Abdixhikut drejtimin e LDK-së

Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur, pas mbledhjes së grupit parlamentar, se LDK-ja heq dorë nga të gjitha kërkesat për t’u përfshirë në qeveri, përfshirë pretendimin për postin e presidentit. Kreu i partisë konfirmoi se LDK-ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Të lidhura

None found

Vendimin për ndërprerjen e negociatave rreth bashkëqeverisjes e ka komentuar për “Bota sot” gazetari dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Ismail Muçiqi.

Sipas vlerësimit të tij, kriza e tanishme politike është krijuar nga partitë dhe nuk ka shumë arsye për të besuar se zgjedhjet e reja do të sillnin ndonjë rezultat më të madh.

Muçiqi konsideron se LDK-ja ka ende mundësi ta përmirësojë perceptimin e saj si te votuesit e vet, ashtu edhe më gjerë, nëse e përmbush zotimin për të ndihmuar në zgjedhjen e institucioneve të reja dhe në tejkalimin e bllokadës institucionale.

Ai ka shtuar se Abdixhiku është i vetëdijshëm që një proces i ri zgjedhor mund t’i kushtojë, para së gjithash, humbjen e postit të kryetarit të LDK-së. Sipas Muçiqit, një zhvillim i tillë do të dëmtonte njëkohësisht edhe perspektivën e karrierës politike të Abdixhikut.

Duke folur në fund për sjelljen e LDK-së ndaj zhvillimeve në Kuvend, Muçiqi ka vlerësuar se qëndrimi i saj indiferent, përkatësisht mosangazhimi në përplasjet politike të shkaktuara nga PDK-ja dhe AAK-ja, ka ndikuar pozitivisht në imazhin e partisë.

Ai ka theksuar se këto ngjarje në Parlament po gjykohen dhe dënohen nga qytetarët e vendit, ndërsa LDK-ja, duke mos u përfshirë, ka shfaqur përmbajtje dhe pjekuri politike përballë situatës së momentit. Muçiqi ka përfunduar për “Bota sot” se ky qëndrim i partisë ka ndihmuar gjithashtu në ruajtjen e stabilitetit politik.

të fundit

Egnatia synon grupet e Europa League, ja kundërshtarët e mundshëm pas një kualifikimi ndaj Lillestromit

Pas sigurimit të fazës Play-Off në Europa League, Egnatia është e “etur” për të kapur grupet e këtij kompeticioni, ndërsa…

8 minutes ago

Humb jetën 19-vjeçarja në aksident pranë Strumicës, ndalohet motoçiklisti i mitur

Në rrugën kryesore të pikës kufitare Strumicë – Novo Sellë, në afërsi të fshatit Tërnovë, mbrëmë ka ndodhur një aksident…

8 minutes ago

MIT: Nesër lejohet qarkullimi i kamionëve me peshë mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për…

11 minutes ago

Serbia cakton një muaj paraburgim për Dugagjin Maxhunin, nën pretendimet për krime lufte

Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb…

22 minutes ago

De Jong i kundërpërgjigjet gazetarit të njohur spanjoll: Ka përhapur shumë gënjeshtra për mua

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong, ka mohuar kategorikisht raportimet për një përçarje me trajnerin Hansi Flick, pas pretendimeve se…

32 minutes ago

DMSH: 31 zjarre janë shuar, 10 vijojnë të jenë aktive dhe 3 janë nën kontroll

10 zjarre janë aktive në ambiente të hapura, tre janë nën kontrollë dhe 31 janë shuar, njoftojnë nga Drejtoria për…

34 minutes ago