kosovë

Moti i keq ka goditur edhe Kosovën, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por apelon për kujdes

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, por bëri thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

“Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës”, shkroi ai në Facebook.

Të lidhura

None found

Që nga mbrëmja e së mërkurës, në Kosovë ka nisur rënia e temperaturave dhe reshjeve të borës, teksa paraprakisht vendi u përballë me vërshime shkatërruese.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës mbrëmjen e së mërkurës paralajmëroi për ngrica dhe, së bashku edhe me institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, ai i bëri thirrje qytetarëve për kujdes gjatë qarkullimit në trafik, informon radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) tha se situata me vështrime në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut. Por, sipas agjencisë, reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona.

“Disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Apelojmë te qytetarët për kujdes të shtuar në situatë”, tha AME-ja përmes një njoftimi më 8 janar.

Sa i përket vërshimeve, AME-ja tha se niveli i ujit në lumenjtë kryesorë në Kosovë ka nisur të bjerë “dhe rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja”.

Makina duke lëvizur në rrugë gjatë reshjeve të dendura të borës në Prizren, Kosovë, 25 dhjetor 2024.

AME-ja tha se ka pasur disa intervenime në disa komuna, por situata mbetet e menaxhueshme. Në Mitrovicë të Jugut dhe në Istog janë evakuuar përkohësisht disa familje si masë sigurie.

Për shkak të vërshimeve, në disa zona të Kosovës pati probleme me ujë dhe rrymë, dhe autoritetet u detyruan që të shtynin rinisjen e mësimit pas pushimit dimëror deri më 12 janar.

Tags: KOSOVE MOTI

të fundit

Ministri i Jashtëm i Iranit bën thirrje për kushte “përfundimtare” dhe “të përhershme” për t’i dhënë fund luftës

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave amerikane, duke i cilësuar ato si të…

15 minutes ago

Në vigjilje të Pashkës/ Mesazhi i Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj

Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, ka përcjellë një mesazh për besimtarët shqiptarë, në vigjilje të Pashkës. “Kjo është ndjesia, dija…

28 minutes ago

“Vjedhje, korrupsion nuk dinë fjalë tjetër, e refuzoj me neveri këtë narrativë”, Rama i përgjigjet PD-së: Po të ishte kështu, nuk do të rritej ekonomia, pagat…

Kryeministria Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS në njësinë nr.2 në Tiranë, i është përgjigjur indirekt…

42 minutes ago

Përplasja me Spiropalin në Grupin e PS, Rama flet sërish: 7 orë mbledhje, mediat bënë lajm ça i thashë unë njërit apo tjetrës

Kryeministri Edi Rama iu referua sërish sot përplasjes që ai pati një javë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar…

1 hour ago

Alarmi për skemë pastrimi parash me ndërtimet në Kosovë, Berisha: E kemi paralajmëruar, janë grupe të lidhura me Ramën

Në bashkëbisedimin e tij me komentuesit në rrjetin social facebook, Berisha iu përgjigj pyetjes për alarmin e ngritur nga mediat…

2 hours ago

“Linda e vërtetë e AKSHI-t është ajo e Surrelit”, Berisha: 9 vende të BE kanë ‘ngrirë’ negociatat me Shqipërinë (VIDEO)

Kreu i PD, Sali Berisha tha se 9 shtete anëtare të BE kanë bllokuar negociatat me Shqipërinë. Gjatë një bashkëbisedimi…

2 hours ago