kosovë

Vështirësi nga dëbora! Reshje të dendura ka patur gjatë natës në të gjithë Kosovën

Reshjet e borës krijuan vështirësi në qarkullim nëpër gjithë Kosovën të shtunën. Rrugët ishin të kalueshme, megjithatë të mbuluara me borë.

Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturës.

Të lidhura

None found

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në apelin e policisë.

Në kryeqytet pati reshje të dendura të borës duke krijuar shumë vështirësi në qarkullim gjatë ditës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se janë shtuar kapacitetet për të pastruar rrugët.

“Lusim qytetarët të kenë mirëkuptim dhe kujdes gjatë lëvizjes, ndërsa ekipet tona vijojnë të jenë të angazhuara për t’i shërbyer qytetarëve”, tha Rama.

Ndërkohë që për rrugët nacionale të cilat po ashtu të shtunën ishin të mbuluara nga bora, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi njoftoi se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme me gjithë reshjet e vazhdueshme. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes duke respektuar rregullat dhe duke ju përshtatur kushteve në komunikacion”, tha Durmishi.

Sipas parashikimit të motit reshje të borës priten edhe ditëve në vazhdim.

Tags: deborareshje

të fundit

Apasiev: VLEN defeated VMRO-DPMNE in Bërvenicë and proved its political weight

Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, me një postim në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet politike në Bërvenicë, duke e…

12 seconds ago

Sela on victory in Brvenica: A major boost, with Butel now the goal

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka uruar shqiptarët e Komunës së Bërvenicës për fitoren në zgjedhjet lokale, duke vlerësuar…

29 seconds ago

Mickoski explains defeat in Brvenica: Demographics, national identity and a “Trojan horse

Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka reaguar pas humbjes së kandidatit të tyre në zgjedhjet lokale në Bërvenicë. Mickoski, tha…

47 seconds ago

Toshkovski: Macedonia is strengthening its ability to respond to new terrorist threats

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot (02.11.2026) mbajti fjalim në sesionin hapës të vizitës vlerësuese të Drejtorisë Ekzekutive…

1 minute ago

The result in Brvenica puts coalition partners at odds

OBRM-PDUKM dhe VLEN, partnerë të koalicionit në Qeveri, komentuan me mesazhe të ndryshme rezultatet e zgjedhjeve lokale në Brvenicë, të…

1 minute ago