Categories: kosovë

Morina përjeton fluks rekord, mbi 203 mijë hyrje nga Kosova brenda shtatë ditësh

Pika e Kalimit Kufitar të Morinës ka regjistruar një lëvizje të jashtëzakonshme në fund të gushtit, me më shumë se 200 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri gjatë një jave.

Të lidhura

None found

Të dhënat e Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin tregojnë se, nga 24 deri më 30 gusht, në territorin shqiptar kanë kaluar përmes Morinës 203.972 qytetarë të Kosovës, të shoqëruar nga 61.562 automjete dhe autobusë.

Rritja më e madhe e fluksit është shënuar në orët e fundit të kësaj periudhe. Nga ora 05:00 e 29 gushtit deri në orën 08:00 të 30 gushtit, në Shqipëri kanë hyrë 51.278 qytetarë të Kosovës, së bashku me 14.692 automjete dhe autobusë.

Ndërkohë, vetëm gjatë intervalit 24–28 gusht, përmes Morinës kanë hyrë 152.694 qytetarë të Kosovës dhe 46.870 mjete.

Ky intensifikim i lëvizjeve kufitare lidhet me ditët e fundit të sezonit të pushimeve verore.

Një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar ditët e fundit të verës, përpara rikthimit në Kosovë dhe fillimit të vitit të ri shkollor më 1 shtator.

Morina ka pasur qarkullim të lartë gjatë gjithë sezonit. Vetëm në muajt maj, qershor dhe korrik, rreth 1.43 milionë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike kufitare.

Mes tyre janë edhe anëtarë të diasporës së Kosovës, të cilët, pasi kanë qëndruar në vendlindje, kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Me afrimin e datës 1 shtator, prirja e lëvizjeve pritet të përmbyset.

Pas numrit të lartë të hyrjeve në Shqipëri gjatë fundit të gushtit, në Morinë pritet të shtohen daljet drejt Kosovës, pasi pushuesit të nisin kthimin dhe familjet të përgatiten për vitin e ri shkollor.

të fundit

FC Prishtina zgjat kontratat e Rin Ahmetit dhe Lorik Mehmetit deri në vitin 2030

FC Prishtina ka vazhduar strategjinë e saj për të ruajtur dhe zhvilluar talentet e reja, duke rinovuar kontratat me dy…

5 minutes ago

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Kosova mund të humbasë më shumë se një ngjarje sportive

Vonesat në përgatitje, mospajtimet mes institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe detyrimet e papërmbushura financiare po vënë në pikëpyetje mbajtjen e…

16 minutes ago

Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros nga 25 pasiri, duke…

17 minutes ago

Fier: Minor suspected of stabbing fast-food worker in the abdomen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur…

28 minutes ago

Around 1,200 trucks wait in a 42-kilometer queue amid the U.S. blockade of Iran

Pamje të pazakonta të filmuara nga ajri tregojnë përmasat e krizës së transportit në Iran, ku rreth 1,200 kamionë janë…

28 minutes ago

Tirana becomes the center of a regional forum on investment in the Western Balkans

Tirana ka mirëpritur Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, ku përfaqësues të agjencive të promovimit të investimeve nga gjashtë…

28 minutes ago