Për shkak të temperaturave të larta, edhe gjatë ditës së sotme do të jetë në fuqi masa e përkohshme që ndalon qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme mbi 20 tonë.
None found
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, kufizimi në autoudhë do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak se parashikohet që temperatura të arrijë në 32°C ose më lart.
Ndërkohë, automjetet mund të lëvizin pa pengesa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse.
Kjo masë nuk përfshin automjetet e institucioneve shëndetësore, shërbimeve emergjente dhe organeve përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike.
Në njoftimin e saj, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka kërkuar operatorëve dhe drejtuesve të automjeteve ta zbatojnë kufizimin dhe ta organizojnë lëvizjen sipas orarit të caktuar.
Numri i aeroplanmbajtëseve amerikane që mbështesin operacionet ushtarake kundër Iranit ka zbritur sërish në dy, pas largimit të USS George…
Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur keqardhje për shumat e mëdha që shpenzoi për të mbështetur kandidatët republikanë në zgjedhjet…
Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të enjte në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë…
Një vajzë vetëm 6 vjeçe rezulton e zhdukur pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë në ujërat pranë ishullit italian…
Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani, i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë.…
Gjatë diskutimit në Kuvend të pr.buxhetit 2027, ministrja për Administratën Publike, Adea Pirdeni, deklaroi se projektbuxheti i vitit 2027, fokusohet…