Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar sot se përmes Inspektoratit të Tregut, po inspekton intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale, siç janë vaji ushqimor, mielli, sheqeri e të tjera.MINT ka thënë se sipas të dhënave, operatorët kanë zbrazur me qëllim raftet e marketeve vetëm një ditë më parë, për të krijuar përshtypjen se ka mungesë të prodhimeve.
“Sipas të dhënave nga terreni, disa operatorë kanë zbrazur dje raftet e vajit ushqimor në pikat e shitjes me pakicë, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë të produktit. Kurse sot kanë rikthyer këtë produkt me çmimin 3,49 euro për litër. Vaji ushqimor është importuar ditë më parë dhe fillimisht është shitur me çmim 1,50 euro për litër. Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj. MINT gjithashtu ka kallëzuar gjetjet te organet e ndjekjes, për hetimin e veprave penale”, thuhet në njoftim.
None found
MINT ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës “të mos bien pre e manipulimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm”.“Qytetarët nuk kanë nevojë të furnizohen me rezerva të produkteve ushqimore esenciale. Furnizimi me këto produkte është i rregullt, por disa operatorë ekonomikë kanë shfrytëzuar situatën në mënyrë të egër, duke ndjellë panik te qytetarët – njëherë duke fshehur mallin e pastaj duke e rikthyer me çmim tejet të lartë. Për çdo mashtrim që mund të ndodhë gjatë blerjeve e në veçanti për çmime, qytetarët luten të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën https://konsumatori.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim.MINT, gjithashtu, ka ftuar bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rritur presionin ndaj Iranit, duke paralajmëruar një fushatë të paprecedentë ekonomike kundër Teheranit dhe…
Një aksident tragjik ka tronditur komunitetin e Tenesin në SHBA, pasi një makinë përplasi një grup çiklistësh që po zhvillonin…
Ronaldinho ka mbërritur në Ravenna për të nisur kapitullin e tij të pazakontë në futbollin italian. Legjenda braziliane zbarkoi në…
Këtë të enjte u mbajt protesta e 82-të në Tiranë, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë. Protestuesit u mblodhën fillimisht…
Zbulimi i një arsenali armësh, municionesh dhe uniformash ushtarake në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut ka ngritur dyshime të…
Prej 21 ditësht, banorët e Divjakës vijojnë protestën e tyre në sheshin përpara bashkisë, duke kundërshtuar vendimet e institucioneve vendore…