kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes: Situata në Kosovë shkakton “shqetësim të thellë”

“Situata në Kosovë shkakton shqetësim të thellë për Republikën e Serbisë”, tha zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, gjatë një takimi me Zëvendës-ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe ato të Sigurisë, Javier Colomina.

Sipas Vuçeviçit, “kriza aktuale u shkaktua nga mos-zbatimi i marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina, e cila nuk e përmbushi detyrimin e saj të vetëm, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Të lidhura

None found

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës, më 9 nëntor, që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit dhe që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targat.

Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që nga paslufta, më 1999.

Qeveria e Kosovës kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Serbia përgatit përforcim financiar për serbët që braktisën institucionet e Kosovës
Ata kanë thënë se nuk do të rikthehen, nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe nuk e tërheq vendimin për riregjistrimin e makinave.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), tha sot se ka përforcuar njësitë e saj rezervë me 23 xhandarë nga karabinierët italianë, me qëllim që t’i ofrojë ndihmë autoriteteve në Kosovë, nëse është e nevojshme.

Më 7 nëntor, sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për “situatën e tensionuar në veri të Kosovës”. Ai u kishte kërkuar të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës.

Ambasadori Hovenier tha se janë të shqetësuar për situatën në veri, sepse ajo ka “potencial për të eskaluar”.

të fundit

Përplasje e dhunshme në Sarandë, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër. Sipas policisë, administratori 27-vjeçar…

1 minute ago

Pamje shokuese nga kryeqyteti tajlandez, flakët masive përfshijnë një lokal nate dhe shkaktojnë 27 humbje jete

Tragjedia goditi Bangkokun në orët e para të së hënës, kur një zjarr shkatërrues shpërtheu brenda një lokali nate, duke…

8 minutes ago

Atletico Madrid synon sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres, duke i paraprirë PSG-së

Atletico Madridi është klubi më i fundit që ka shfaqur interes për Ferran Torresin, duke iu bashkuar PSG-së në garën…

13 minutes ago

Massive march in Tirana, protesters demand immediate resignation of Rama

Pas gati 2 orësh fjalime të njëpasnjëshme përpara godinës së Kryeministrisë, situata ka kaluar në një tjetër fazë. Protestuesit kanë…

16 minutes ago

Senator Lindsey Graham dies suddenly, FBI opens investigation: First details

Në moshën 71-vjeçare, senatori republikan amerikan Lindsey Graham humbi jetën krejt papritur, vetëm disa orë pas rikthimit nga një mision…

17 minutes ago

Marshim masiv në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të Ramës

Pas gati 2 orësh fjalime të njëpasnjëshme përpara godinës së Kryeministrisë, situata ka kaluar në një tjetër fazë. Protestuesit kanë…

21 minutes ago