kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk përjashtojmë asnjë përgjigje adekuate të Serbisë

Lidhur me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë, ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, më 26 maj, ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se ushtria është duke u dislokuar në pozicione drejt kufirit me Kosovën.

Ai tha se ushtria “i merr pozitat e saj, të cilat, në dokumentet ushtarake, janë të specifikuara si pozicionet e Ushtrisë së Serbisë, në situata të tilla”.

Të lidhura

None found

Në deklaratën e tij, Vuçeviç e quan kufirin me Kosovën “vijë administrative”, sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Më 26 maj, Policia e Kosovës hyri në ndërtesat komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe më pas Leposaviçit – komuna të banuara me shumicë serbe – përkundër rezistencës së një grupi të qytetarëve.

Policia njoftoi se në këtë mënyrë po i ndihmon kryetarët e rinj të komunave të veriut të Kosovës që të kenë qasje në objektet zyrtare të atyre komunave, pasi një ditë më parë kanë bërë betimin.

Këto zgjedhje u bojkotuan nga komuniteti serb në veri të Kosovës.

Për shkak të zhvillimeve të së premtes në veri të Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë në nivelin më të lartë.

Vuçeviq vlerësoi se “është duke u zhvilluar përpjekja për të pushtuar të gjitha komunat në veri të Kosovës nga të ashtuquajturit liderë komunalë, absolutisht jolegjitimë dhe të zgjedhur ilegalisht”.

Ai shtoi se reagimi i KFOR-it (Misioni i NATO-s në Kosovë) dhe EULEX-it (Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit) ishte i butë.

“Ushtria e Serbisë është në kontakt me KFOR-in dhe ne presim që KFOR të jetë shumë më i përfshirë në terren”, tha ai për RTS-në.

Vuçeviq tha se Serbia do të gjejë një “përgjigje adekuate, para së gjithash politike” për situatën.

“Nuk përjashtoj as ndonjë përgjigje tjetër që do të jetë adekuate për rrezikun që i kanoset vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, tha ai.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të premten, dënoi veprimin e autoriteteve kosovare për qasje në ndërtesat komunale në veri të vendit.

“Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier në Twitter./rel/

të fundit

Zbardhen detaje nga vrasja e 50-vjeçarit Edmond Sula në Vorë

Personi që shihni në foto është Edmond (Ali) Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të…

1 second ago

Iran-US Conflict Escalates: Alarm in Bahrain for Second Consecutive Day, Tehran Claims It Has Struck American Bases

Irani ka ndërmarrë një seri të re sulmesh duke përdorur raketa dhe mjete ajrore pa pilot kundër pozicioneve ushtarake amerikane…

5 seconds ago

Makina përplas tregun në Viña del Mar, 6 viktima dhe 7 të plagosur

Një automjet i drejtuar nga një oficer i Marinës Kiliane, i cili nuk ishte në detyrë, hyri me forcë në…

33 seconds ago

Tragjedi në aksin rrugor të Meksikës, kamioni përplaset me mjetet e aksidentuara dhe ekipin e shpëtimit, 10 viktima

Një aksident i rëndë zinxhir ka tronditur komunën Hostotipaquillo në shtetin Jalisco të Meksikës, ku të paktën 10 jetë u…

52 seconds ago

Political dilemma in Kosovo: Will the Kurti-Abdixhiku dialogue bring a solution to avoid institutional blockade?

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kosova vazhdon të përballet me një ngërç politik dhe institucional, duke e bërë formimin e…

1 minute ago

Parashikimi i motit për Maqedoninë e Veriut

Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.Në vend do të fryjë një erë e fortë…

6 minutes ago