kosovë

Mickoski për rastin me Vjosa Osmani: Na vjen keq për ngjarjen, herën tjetër do ta pres personalisht në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit Mickoski-Kurti, është zhvilluar konferenca e përbashkët për shtyp ku Mickoski ka thënë se Kosovën do të forcohen lidhjet ekonomike, bilaterale dhe do të punohet ngushtë për të ndërtuar rrugë të reja, duke marrë si shembull rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski ka thënë “Si qeveri e re e kemi qëllim që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha të dyanshme. Kemi rënë dakord që të rrisim komunikimin por edhe tregtinë e përbashkët. Kemi biseduar për rrugën Bllacë-Shkup, por edhe për lidhjen e Tetovës me Prizrenin” tha mes tjerash Mickoski.

Të lidhura

None found

Mickoski gjithashtu ka komentuar edhe ngjarjet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se udhëtimet komerciale janë të njejta edhe për atë si kryeministër por edhe për zyrtarët tjerë shtetëror të vendit dhe shtetet tjera. “Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” shtoi Mickoski. Ai ka shtuar se sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia do ta zgjidh me institucione vendore. Përndryshe, delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

të fundit

Protestuesit kërkojnë burgosje, jo suspendime, si dhe dorëheqjen e Gërvallës, Sveçlës dhe Muhaxherit

Në ditën e dytë të protestës ku po kërkohet drejtësi për gruan që u vra para pak ditësh në Pejë,…

9 minutes ago

Nuk kërkojmë suspendime, por burgosje”: marsh protestues në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Qindra qytetarë protestuan edhe sot në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.…

9 minutes ago

Egnatia dhe Teuta përballen në Rrogozhinë në duelin për kreun e kampionatit

Egnatia - TeutaEGNATIA 0-0 TEUTA “Abissnet  Superiore”: Java 9-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Juxhin Xhaja FORMACIONET ZYRTARE:EGNATIA: Dajsinani; Jaime, Bitri, Sota, Yago, Kryeziu, Aleksi,…

10 minutes ago

De Jong drejt largimit nga Barcelona, Flick nuk e konsideron më zgjedhje të parë

E ardhmja e Frenkie de Jongut te Barcelona është vënë seriozisht në pikëpyetje pas rikthimit të tij nga lëndimi, ndërsa…

11 minutes ago

Di Marzio: Juventusi mund të shesë Kenan Yildizin për të ardhura të mëdha

Juventusi mund të detyrohet të shesë yllin e ri Kenan Yildiz për të balancuar financat e klubit, ndërsa Arsenali shihet…

11 minutes ago

Tomor Alizoti: Rama ka humbur legjitimitetin politik, protestat do të bëhen më të fuqishme

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, deklaroi në një intervistë për News24 se kryeministri Edi Rama është delegjitimuar politikisht, ndërsa…

19 minutes ago