Analisti Gëzim Mekuli ka komentuar situatën e fundit politike në Kosovë, duke u ndalur te mbështetja publike e ish-emisarit amerikan Richard Grenell për gjashtë deputetë të LDK-së. Këta deputetë kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president.
None found
Në reagimin e tij, Mekuli ka krahasuar qëndrimin e Grenellit ndaj deputetëve të LDK-së me veprimtarinë e organizatës “Serbs for Trump” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas analistit, kjo organizatë pritet të zhvillojë më 9 shtator, në Dallas, një aktivitet që ai e përshkruan si propagandistik kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Në mesin e të ftuarve, sipas tij, ndodhet edhe Richard Grenell.
Mekuli ka theksuar se Grenelli, i nderuar nga Aleksandar Vuçiq me Urdhrin “Flamuri i Serbisë”, vazhdon të jetë i pranishëm në rrethin e politikës dhe lobimit serb në SHBA.
Ai ka kritikuar gjithashtu gjashtë deputetët e LDK-së, duke pretenduar se veprimet e tyre po ndikojnë në bllokimin e institucioneve dhe të jetës në Kosovë.
“Ndërkohë, në Kosovë, pardje, Grenell ka dhënë mbështetje publike për gjashtë deputetët e shkretë të LDK-së, të cilët hapur, e pa pikë marre, karakter e etikë, po e bllokojnë Kosovën dhe jetën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Analisti e ka cilësuar këtë përplasje si një “paradoks shqiptar”. Ai ka thënë se, në kohën kur në Washington po fuqizohet lobimi serb kundër Kosovës, në Prishtinë “fryma grenelliste” po gjen përkrahje te disa përfaqësues politikë.
“Kur Serbia lobon fuqishëm në Washington, çdo dobësim institucional i Kosovës i shërben pikërisht këtij lobimi antiKosovë”, është shprehur Mekuli.
Në reagimin e tij, ai ka ngritur edhe një pyetje për gjashtë deputetët e LDK-së, duke vënë në diskutim se kujt i shërben qëndrimi i tyre dhe bllokadat institucionale.
“Kur Grenelli i dekoruar nga Vuçiqi ju mbështet juve, ndërsa lobimi serb forcohet në Washington edhe me Grenellin, a nuk duhet të pyesni veten se kujt po i shërbeni ju me bllokada?”, ka shkruar Mekuli.
Viti 1878. Sipas Mekulit, në një kohë kur Kosova dhe populli i saj po përballen me dhunë dhe bllokim institucional, organizata “Serbs for Trump” po mobilizon komunitetin serbo-amerikan në SHBA përmes aktiviteteve propagandistike kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Aktiviteti është paralajmëruar për 9 shtator në Dallas, pra edhe 5 ditë.
Mes të ftuarve të këtij aktiviteti, Mekuli përmend edhe Richard Grenellin, të cilin e quan një emër të keqnjohur për Kosovën, por të mirënjohur për Serbinë.
Ai rikujton se Grenelli është dekoruar nga Aleksandar Vuçiq me Urdhrin “Flamuri i Serbisë” dhe se vazhdon të shfaqet në orbitën e politikës dhe lobimit serb në SHBA. Në të njëjtën kohë, sipas tij, Grenelli ka mbështetur publikisht, pardje, gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët po e bllokojnë Kosovën dhe jetën e qytetarëve të saj.
“Të nderuar lexues”, shkruan Mekuli, duke e paraqitur këtë situatë si një paradoks. Sipas tij, në Washington po aktivizohet lobimi serb kundër Kosovës, me Grenellin si përkrahës, ndërsa në Prishtinë fryma grenelliste po gjen hapësirë te njerëzit që, siç shprehet ai, e mbajnë Kosovën peng.
Mekuli u është drejtuar edhe LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, duke i përshkruar përkatësisht si të shpartalluar, të korruptuar dhe të mitizuar. Ai u ka bërë thirrje të kuptojnë se bllokimi i institucioneve nuk është vetëm një përballje e brendshme partiake.
Sipas tij, në momentin kur Serbia lobon fuqishëm në Washington, çdo dobësim institucional i Kosovës i shërben këtij lobimi antiKosovë, si dhe idesë së Ratko Mlladiqit e Millosheviqit.
Në përmbyllje, Mekuli e ka përsëritur pyetjen për gjashtë “bllokuesit” e LDK-së dhe për frymën grenelliste në Kosovë: “Kur Grenelli i dekoruar nga Vuçiqi ju mbështet juve, ndërsa lobimi serb forcohet në Washington edhe me Grenellin, a nuk duhet të pyesni veten se kujt po i shërbeni ju me bllokada?”
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur një aktakuzë në mungesë ndaj 35 personave për krime lufte në lagjen e Jasharëve…
Sh-deputeti i PD Ervin Salianji ka reaguar lidhur me udhëtimin e Sali Berishës drejt Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar…
Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, u shpreh i zhgënjyer që askush s’u mor me aplikimin e Kosovës për…
Dogana e Kosovës ka arkëtuar deri tani 1 miliard e 347 milionë euro të hyra, që paraqet një rritje prej…
Analisti Gëzim Mekuli ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe përkrahjen publike që ish-emisari amerikan Richard…
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur një aktakuzë në mungesë ndaj 35 personave për krime lufte në lagjen e Jasharëve…