Mbështetja publike e Richard Grenellit për gjashtë deputetët e LDK-së, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president, ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë.
None found
Publicisti Gëzim Mekuli e ka kundërshtuar ashpër, përmes një postimi në Facebook, përfshirjen e ish-emisarit amerikan në zhvillimet politike të Kosovës. Mekuli e ka lidhur qëndrimin e Grenellit me dekoratën që ky i fundit kishte marrë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për ndikimin e kësaj ndërhyrjeje në përkeqësimin e ngërçit institucional, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Grenelli rreshtohet me bllokadën: I dekoruari nga Vuçiqi mbështet gjashtë deputetët e LDK-së!
Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, është përfshirë përsëri në zhvillimet politike në Kosovë. Këtë herë, ai ka shprehur hapur përkrahjen për gjashtë deputetët e LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun.
Përmes një postimi në rrjetin X, Grenell ka publikuar fotografinë e Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Armend Zemajt, Kujtim Shalës dhe Janina Ymerit, duke i përshkruar ata si “miq të mëdhenj të Amerikës”.
Kjo mënyrë e të shprehurit nga Grenelli, sipas Mekulit, sjell një pyetje të pashmangshme: përse një ish-emisar amerikan, i dekoruar nga Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të përcaktojë se cilët janë “miqtë e Amerikës” në Kosovë?
Më 25 tetor 2023, Aleksandar Vuçiq e nderoi Richard Grenellin me “Urdhrin e Flamurit të Serbisë”, për kontributin në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve paqësore mes Serbisë dhe SHBA-së. Gjatë ceremonisë, Vuçiq e cilësoi Grenellin si “mik të vërtetë të Serbisë”.
Sot, vijon Mekuli, një person që mban një dekoratë shtetërore serbe po i del në mbështetje gjashtë deputetëve “diversantë”, në një kohë kur Kosova po përballet sërish me ngërç politik.
Të dashur lexues, kjo nuk duhet parë vetëm si deklaratë e një ish-politikani amerikan. Bëhet fjalë për një luftë speciale politike, e cila kërkon vëmendje dhe analizë të kujdesshme.
Pyetja mbetet kjo: A po shfrytëzohet vota e deputetit shqiptar për të kapërcyer krizën institucionale, apo për ta bërë atë edhe më të thellë?
Kosovës i duhen institucione që funksionojnë, jo bllokada të tjera të mbështetura nga miqtë e Serbisë. I duhen përgjegjësi politike dhe jo llogari që e lënë vendin peng.
Mbështetja publike e Richard Grenellit për këtë bllokadë e bën edhe më shqetësuese dekoratën që ai ka marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kosova nuk ka nevojë për bekime politike nga Beogradi, as në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe as përmes personave që janë dekoruar nga Beogradi me “Flamurin e Serbisë”.
Juria në gjyqin e Lindsay Clancy, ish-infermierja 36-vjeçare e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj të vegjël, ka…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të nisë seancën e 121-të, në të cilën janë paraparë gjithsej 53 pika…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vënë në dukje bashkëpunimin e SPAK me institucionet ndërkombëtare në luftën kundër…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sqaroi reagimet e publikut pas deklaratës së saj se nxënësit e klasës së…
Mbrojtja e Xhelal Sveçlës, ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, ka shfaqur mospajtim dhe pakënaqësi me vendimin e quajtur…
Reagimi i Richard Grenellit në mbështetje të gjashtë deputetëve të LDK-së që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Bekim…