Categories: kosovë

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë votimin e Qeverisë “Kurti 4

Associated Press raportoi se deputetët e Kosovës votuan të dielën për përbërjen e re qeveritare të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në qershor.

Të lidhura

None found

Me 62 vota pro, qeveria e Kurtit siguroi një shumicë të ngushtë në Kuvendin me 120 anëtarë. Ndërkohë, deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë, duke e akuzuar Kurtin se kishte shkelur procedurat paszgjedhore.

“Përplasjet mes figurave kryesore politike në Kosovë kanë sjellë një bllokim që zgjat prej më shumë se 18 muajsh dhe që nuk është kapërcyer, pavarësisht dy palë zgjedhjeve të parakohshme”, shkroi AP.

Para votimit për qeverinë e re, opozita kërkoi që të zgjidheshin zëvendëskryetarët e Kuvendit. Megjithatë, deputetët nuk arritën ta përmbyllnin këtë proces.

Sipas AP, kriza politike nisi pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, kur asnjë forcë politike nuk mori numrin e nevojshëm të votave për të krijuar qeverinë. Pas zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit 2025, Kurti arriti të formonte qeverinë, por partitë nuk gjetën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

të fundit

Ramabaja: Tri rryma brenda Listës Studentore në Serbi

Analisti politik Sadri Ramabaja ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen politike të Listës Studentore në Serbi, duke vënë në dyshim…

6 minutes ago

Operacion i suksesshëm për Harry Kane, sulmuesi tregon se kur planifikon rikthimin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të premten në mbrëmje për të riparuar një këputje…

7 minutes ago

Ish-kreu i Policisë italiane Gianni De Gennaro vetëvritet me armë zjarri, ndërsa po hetohej për masakrën e Via D’Amelio ku u vra Borsellino

Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas asaj…

13 minutes ago

Shorti për 1/16-tën e Kupës së Kosovës hidhet të premten në selinë e FFK-së

Tërheqja e shortit për fazën e 1/16-tës së Kupës së Kosovës do të bëhet të premten, më 27 nëntor, në…

21 minutes ago

Djali i Sylë Dakajt reagon pas vrasjes së babait në Suharekë: “Ah more bab, keq na le…

Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet…

28 minutes ago

Gjetur i vdekur në një fermë peshqish në Istog, Prokuroria: Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për…

28 minutes ago